Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi beson se ka ardhur koha për një reformë rrënjësore, gati gati ribërë e tëra Kushtetuta.
“Shqipëria ka nevojë për reformë kushtetuese aq të thellë sa kemi ardhur tek momenti që duhet ribërë e tëra. Janë prishur të gjitha balancet e kontrollet”, thotë Oerd Bylykbashi i ftuar sot në mbrëmje në studion e emisionit “Drejt”.
Bylykbashi thotë se nuk është reforma e 2008 që e shkaktoi, por reforma e 2016.
“Kolapsoi një nga tre kolonat, drejtësia nën moton e reformës që hiqet zvarrë e nuk shkon askund. Pompohet si sukses por ndërkohë nuk ka as gjyqtarë e as prokurorë.
Njerëzit kanë nevojë për gjyqtarë që gjykojnë shpejt e me profesionalizëm e japin drejtësi, por sot një çështje zgjidhet për 730 ditë, e gjyqtarëve u janë shumëfishuar dosjet.
Kemi një kolonë të tërë që është në kolaps dhe tërheq me vete të gjithë tjetrën”, nënvizon Bylykbashi.
Sa i takon mbledhjes së sotme të këshillit të legjislacionit që opozita e braktisi Bylykbashi tha se maxhoranca nuk po kërkonte të diskutonte ndryshimet por ti bëjë ato automatike.
Bylykbashi: Kryeministri ka udhëhequr një mandat të tërë qeverisës pa Gjykatë Kushtetuese e miratoi ligje me emër personash. Ka qenë i pakontrolluar, ndërkohë që parlamenti është dobësuar dukshëm.
Unë kam paralajmëruar se kjo reformë në drejtësi do të dështojë dhe tani vetingu ka hapur gropë. Duhet bërë një zgjidhje patjetër.
Maxhoranca sot tentoi ta fusë në një proces automatizimi ndryshimin, Kushtetuta bazohet në një konsensus të gjerë 94 vota dhe është proces i një niveli politik më të lartë. Nuk ndryshohet Kushtetuta për shkak të memos së ndërkombëtareve por se ne bindemi se duhet ndryshuar”.
Diskutime rreth kësaj post