Fatmir Xhafaj nuk pranoi të firmoste nismën kushtetuese të propozuar nga Partia Socialiste për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut. Gjatë mbledhjes së përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore ku po diskutohet nisma e mazhorancës për ndryshime kushtetuese që do të zgjasnin afatin e mandatit të organeve të vetingut Xhafaj u shpreh se duhet një analizë e detajuar para se të merret një vendim.
Lidhur me refuzimin nga ana e Fatmir Xhafaj për të nënshkruar kërkesën e partisë së tij për të shtyrë afatet e vettingut, analisti Mustafa Nano u shpreh se ai është një nga njerëzit që duhet të kërkojë falje pse vetingu nuk është bërë, ndërsa shtoi se procesi nuk ka dështuar por ka struktura të caktuara që duan të mbijetojnë dhe ca kohë për të përfituar akoma.
“Xhafaj është një nga hartuesit e reformës dhe mendoj se ndër njerëzit që duhet të kërkojnë falje për këtë reformë dhe pse është vonuar. Xhafaj po e ngre zërin pikërisht sot, zgjatja duhet bërë, duhet dhe analiza po Xhafaj këtë kohë duhet ta kishte kërkuar me kohë. Procesi nuk ka dështuar por ka struktura të caktuara që duan të mbijetojnë dhe ca kohë, ndoshta dhe të huajt vetë ONM është një nga fajtoret që procesi po zgjat. Unë këtë shoh si pengesë janë struktura të caktuara që duan të zgjasin procesin sa më shumë sepse duan të përfitojnë akoma dhe ca”, tha Nano.
Diskutime rreth kësaj post