Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha mbrëmë se është e sigurt se institucionet e Kosovës po kërkojnë mënyra të reja për të ndërmarrë veprime në veri të vendit. Ai u bëri thirrje evropianëve që tha se kanë ndikim, “t’u thonë të mos e bëjnë këtë”.
Ai njoftoi se do të shkojë në Glasgow dhe se do të takohet me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, si dhe me zyrtarë të tjerë.
“Atje do të jenë nga Biden deri te Ursula von der Layen, dhe ne do ta shohim kur t’i shoh ata”, tha ai.
Duke folur për qasjen aktuale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vuçiç përmedi vitet ’90, duke bërë një krahasim me situatën e tanishme.
“As Serbia nuk është e njëjtë nga vitet 1990, as balanca e fuqisë nuk është e njëjtë, as ne nuk sillemi në atë mënyrë që të nënvlerësojmë. Unë e kuptoj shumë mirë se çfarë është Amerika dhe çfarë fuqie ka ajo. Detyrimi im është ta mbroj vendin tonë”, tha Vuçiq për B92.
Diskutime rreth kësaj post