Ish-anëtari i Kryesisë Fatbardh Kadilli, ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, duke iu bashkuar Kuvendit Kombëtar, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 11 Dhjetor.
Në prononcimin e tij, Kadilli ka theksuar se nuk do karrierë personale, por po kandidon për të ofruar një alternativë më të mirë për ringritjen e PD.
“Basha bën gabim kur mendon të fshihet pas vulës dhe nuk prodhon dot opozitë”, shprehet Kadilli.
Kadilli: “Unë jam shpallur që do të rikandidojë në garën e parë që do të ketë PD, se kur do jetë kjo garë nuk e di. Nuk dua karrierë personale, por për të ofruar një alternativë më të mirë për ringritjen e PD. Basha bën gabim kur mendon të fshihet pas vulës dhe nuk prodhon dot opozitë. Njerëzit duan opozitë, jo thjeshtë një kryetar të PD. Berisha e ka monopol këtë parti e ka drejtuar edhe kur nuk ishte kreu i saj. Njeri është lider i humbur disa herë, por njëri është lider i mundur kur ishte kryeministër, nuk mund të kemi më drejtues ata”.
I pyetur nëse do të marrë pjesë nëse do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD nga Berisha, Kadilli tha se do të jetë sa herë që të mblidhen demokratët vetëm për të dëgjuar zërin e njëri-tjetrit.
“Nuk e kam mbështetur thirrjen e Kuvendit, pasi nuk është aksioni im politikë, por nëse mblidhet nuk mund të injoroj prezencën e demokratëve, ata kanë nevojë të dëgjojnë më shumë njëri-tjetrin, të dëgjojnë më shumë”, shprehet Fatbardh Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post