Kryetarja e LSI-së u pyet për zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike. Ajo nuk preferon ti komentojë, por tha se me PD i ka lidhur bashkimi me kauzat për të mirën e qytetarëve si Teatri Kombëtar apo taksa për Rrugën e Kombit.
“Nuk dua të komentoj asgjë që ka të bëjë me punët e brendshme të PD. LSI është një parti e qendrës së majtë që ka identitetin e saj. Me PD na ka lidhur bashkimi me kauzat për të mirën e qytetarëve si Teatri Kombëtar apo taksa për Rrugën e Kombit. Angazhimi i LSI ka qenë luajal dhe i qëndrueshëm”, tha Kryemadhi për Zërin e Amerikës.
Diskutime rreth kësaj post