Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar për herë të parë publikisht presidentin Ilir Meta, se është rreshtuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha në luftën për t’i marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi iu përgjigj kryedemokratit Lulzim Basha i cili e cilësoi presidentiN Ilir Meta pjesë e trekëndëshit të Bermudës, duke e grupuar me Berishën dhe Ramën.
“Për mua asgjë e re nga fronti i lindjes”, u shpreh Kryemadhi në një intervistë për Zërin e Amerikës.
“Nuk kanë rëndësi farë marrëdhëniet e LSI me PD-në. Tangoja teatrale e opozitës me maxhorancës vetëm sa po rrit borxhin e jashtëm të Shqipërisë“, tha ndër të tjera Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post