Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar përmes një postimi në rrjetet sociale zhvillimet më të fundit politike.
Sipas Manjanit, Basha fillimisht duhet të konfirmojë mbështetjen e tij brenda PD-së dhe më pas të vijojë luftën kundër Metës e Ramës sikurse deklaroi dy ditë më parë në Kuvend.
Postimi i plotë:
“Lulzim Basha është në të drejtën e tij të artikulojë cilëndo tezë politike që ka qejf. Së fundi po artikulon tezën se Ai është e ardhmja dhe se Rama Berisha e Meta janë llum i së shkuarës.
Meriton të përgëzohet që më në fund po e thotë hapur atë që deri më sot e ka folur me veten.Mirëpo që të meritojë mbështetje, duhet të na tregojë se sa përkrahje ka në parti dhe në publik.
Se në parti, me mbështetjen dhe votat e Berishës nuk ka se si të ketë mbëahtetje anti Berishë. Ndaj, nëse do që të jetë në politikë me këto teza që thotë duhet të na dëshmojë sa mbështetje ka. Dhe jo me fjalë, as me asistencë mediatike por me vepra.
Lulzim Basha duhet të tregojë se mbështetësit e tezave të tij, përfshi dhe ato neokomuniste, janë shumica e PD-së. Por përsa kohë Ai nuk rrefuzon të mbledhë forumet e partisë nga frika, bën dërr dërr kot.
Nëse do ti dalë përballë Berishës i duhet tja marrë partinë me votë, jo me vulë!Të bëjë këtë njëherë pastaj të merret me Ramën, Metën e kë ti dojë qejfi! Është kaq e thjeshtë kjo punë.”-shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post