Nuk është më derbi i kryeqytetit, por derbi i Shqipërisë, këtë të shtunë, java e 7-të sjell për tifozët një tjetër sfidë të shumë pritur, Vllaznia-Tirana. Pa frikë, pas derbit, kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme të futbollit shqiptar, një sfidë shekullore, një përballje mes dy rivalëve që kanë shkruar historinë e futbollit shqiptar.
Në “Loro Boriçi” përballen dy nga ekipet më në formë, dy rival të denjë për titullin kampion. Ecuria shumë e mirë e dy klubeve ka bërë që interesimi nga ana e tifozëve të jetë shumë i lartë. “Loro Boriçi” pritet të dhurojë një atmosferë të zjarrtë ku sipas të gjithë gjasave, do të tejkalohet kapaciteti prej 30% i lejuar nga autoritet shëndetësorë.
Jo vetëm tifozët shkodranë, edhe grupet ultras të Tiranës kanë njoftuar prezencën e tyre në shkallët e stadium, fakt ky që konfirmohet edhe nga vetë klubi shkodran që ka bërë të mundur për tifozët bardheblu shitjen e biletave edhe në kryeqytet. Të dy ekipet luajnë një futboll të bukur ofensiv, një arsye më shumë për të joshur tifozët që të jenë të shumë të numër.
Diskutime rreth kësaj post