Sa i takon përplasjes në Kuvend, ku kreu i PD-së Lulzim Basha tha se Meta-Berisha-Rama janë ‘trekëndëshi i Bermudës’ dhe kanë ndihmuar që kreu i qeverisë të jetë në pushtet u shpreh, deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho e injoroi këtë deklaratë duke u shprehur se nuk merren me ato që nuk dinë çfarë flasin. Xhixho tha se prioritet i LSI-së është që të bëjnë në opozitë të fortë dhe të bëhen zëri i qytetarëve.
Deklarata e Xhixhos:
‘Nuk preferoj të komentoj asnjë deklaratë të atyre që flasin pa ditur se çfarë flasin. Do të doja të flitej për shqetësimet e qytetarëve, për krizën energjetike, për borxhin që po rrisim, për shtresat e pambrojtura. Të tjera janë shou politik i tejzgjatur, duke shkelur rregulloren dhe çdo normë të parlamentit. Nuk preferoj të futem në këtë debat, për LSI fokus për momentin janë adresimi dhe ngritja e zërit për ato që shqetësojnë qytetarët shqiptar. Vendit i duhet një opozitë e fortë një opozitë e qartë. Ky është misioni parë i rëndësishëm më i përgjegjshëm.’- tha Xhixho.
Diskutime rreth kësaj post