Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar për herë të parë publikisht presidentin Ilir Meta, se është rreshtuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha në luftën për t’i marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
Edhe pse Basha përmendi emrin e Ilir Metës si një prej brinjëve të Trekëndëshit të Bermudës, Lëvizja Socialiste për Integrim refuzon të komentojë duke shmangur një përplasje të drejtëpërdrejtë me aleatin në opozitë. Por ajo e shikon Lulzim Bashën si bashkëpunëtor të Ramës me përplasjen që ndodhi mes tyre në Kuvend. Në mënyrë figurative, Braimllari e quan një ‘tango’.
Deklarata e Braimllarit:
“Nuk kam koment për këtë deklaratë, unë mendoj që një tango e tillë në Parlament shërben për të tërhequr vëmendjen nga problemet e përditshme të qytetarëve. Vasili e ka shpjeguar që kur ka tango ka një bashkëpunim shumë të mirë me personat që e luajnë atë. Ajo që më intereson është që të mos përdoren më ato skena, apo shoë në Parlament për të shmangur vëmendjen nga reailiteti në të cilën po kalon vendi, nga borxhi publik apo rritja e çmimeve”, tha Braimllari.
Diskutime rreth kësaj post