Në rrjetet sociale po komentohet prej ditësh se një ndër personazhet publike që pritet t’i bashkohet ‘Big Brother VIP’, është edhe moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Fjoralba Ponari.
Mirëpo Fjoralba ka vendosur të shuja kuriozitetin e gjithë ndjekësve të saj. Moderatoja realizoi një video të vetes, me anë të së cilës listoi disa arsye, jo vetëm një, pse nuk dëshiron të jetë pjesë e këtij spektakli.
“Jo, për dy arsye të thjeshta. E para, kam shumë angazhime jashtë që nuk i lë dot. Dhe e dyta, sepse nuk ma mban. Edhe pse jam e sigurt se do i kisha menaxhuar më mirë disa situata nga pjesa dërrmuese që janë aty, jam e sigurt edhe se do kisha shpërthyer në disa situata, sepse është shumë e vështirë të rrish gjatë 24 orëve me njerëz që jo detyrimisht do doje të ndaje kohën ose shtëpinë”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post