Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi ditën e sotme se “Bashkimi Evropian duhet t’i japë përgjigje refuzimit të Kosovës për të zbatuar marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.
I pyetur për të komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se Kosova nuk do ta ndryshojë Kushtetutën për shkak të Asociacionit dhe se “Serbia është kanceri i Evropës”, Vuçiç tha se “kjo është çështje e Evropës”raporton Tanjug.
“Nëse nuk duan ta ndryshojnë (Kushtetutën), ne e kuptuam mesazhin e tyre dhe do të presim një përgjigje nga Evropa dhe BE-ja. As ne në atë pjesë nuk do ta ndryshojmë Kushtetutën dhe çfarë do të bëjmë atëherë”, deklaroi ai.
Kreu i shtetit serb thotë mes tjerash se “Kosova mund të sillet me arrogancë”, por se sipas tij “Beogradi gjithmonë do të sillet me përgjegjësi dhe do të ruajë paqen dhe stabilitetin”.
Diskutime rreth kësaj post