Kryeministri Rama ka bërë publike lajmin se kur do të hapet kantieri i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Me anë të një postimi në Facebook, Rama zbulon se më 28 nëntor do të hapet kantieri i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Më herët gjatë ditës së sotme, kreu i qeverisë bëri po ashtu të ditur se një ditë më pas, më 29 nëntor do të hapet për qarkullim Rruga e Arbrit.
Njoftimi për këto zhvillime është bërë me ngjyrat kuq e zi, pasi datat përkojnë edhe me festat e nëntorit.
Diskutime rreth kësaj post