Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së bujshme ditën e sotme të Lulzim Bashës i cili etiketoi si “trekëndësh të Bermudës”, Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Paloka i ka tërhequr vëmendjen Bashës i cili sipas tij bëri gabim politik dhe njerëzor duke vendosur në shenjë barazimi Sali Berishën dhe Edi Ramën. Paloka i kërkoi Bashës që në petkun e kryetarit të PD-së nuk mund të bëjë këtë krahasim.
“Nuk jam këtu për hallet e tua, Berishës apo Metës, Basha-Ramës: Bashkohu me ta dhe formo trekëndëshin e Bërmudës, qani hallet, koha juaj ka mbaruar”, është “Screen shot” i titullit të lajmit të shpërndarë nga Paloka.
“Ky eshte gabim i madh zoti Basha ! Gabim i madh politike e njerezor ! Sado mllef te te jete mbledhur keto kohe nga nje situate qe ne fakt vete e krijove, nuk mund ti lejosh vetes te vendosesh kurre e ne asnje rrethane , shenje barazimi mes Sali Berishes dhe Edvin Rames ! Te pakten jo duke perfaqesuar demokratet”, shkroi Paloka.
Diskutime rreth kësaj post