Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në rrjetet sociale për përplasjen që po ndodh sot në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Basha iu drejtua Ramës duke i thënë që edhe ai t’i bashkohej ‘Foltores’ së Berishës dhe sëbashku të bëjnë trekëndëshin e Bermundeve Berusha-Meta-Rama. Pikërisht këtë deklaratë të Bashës, Hoxha shkruan se gjylja e madhe plasi dhe paralajmëron se lufta sapo filloi.
Postimi i plotë:
“Me ne fund, me duket se lufta filloi!!!
Po po, gjylja e madhe plasi….
Lulzim Basha kercenon trekendeshin e Bermudeve, Berisha-Meta-Rama dhe i paralajmeron, se koha e tyre ka marre fund…
Basha:”Shko dhe ti ne foltore zoteri ose fillo foltoren tende, beni trekendeshin e Bermudes dhe qani hallet bashke te tre nese i keni te njetat..
Une jam ketu per te qare hallet e shqiptareve, as te tuat, as te Berishes dhe as te Metes.
Mua do me kesh perballe jo Sali Berishen, une qe te munda ne 2011 dhe ta mbusha gropen e Hajdin Sejdise”…..
Uuuuaaaaaaaaauuuuuu…..
Gjeni vrime e futuni.”-shkruan Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post