Kryedemokrati Lulzim Basha i shkriu së qeshur gjithë socialistët gjatë fjalës së tij në Kuvend, teksa në fund të akuzave për rindërtimin e shkollave ai tha se burimi i të dhënave ishte Partia Demokratike. Basha e korrigjoi menjëherë duke theksuar se ky ishte një lloj “kurthi” për të parë reagimin e tyre. Duke iu drejtuar Ahmetajt, Basha e etiketoi atë si tigri.
Deklarata e Bashës:
“Merri këtu dhe thoja tigrit të t’i japë. Nuk ke ça të sqarosh o tigër po rri rehat. Ishalla i ke djeg të gjitha ato që ke gjetur te zyra e paraardhësit. Në fund të të të dhënave për ndërtimin e shkollave, burimi: Partia Demokratike. Burimi: AFP. Shiko si qeshin. Afroje pak kamerën zoti i nderuar. E hëngrën kujtuan se ishte PD me vërte. Do qeshni tani?
Ti nuk i lexon se merresh me shifra të tjera. Borxhin ia ke shqiptarëve. Provat i ke në familjet e goditura nga pandemia që paguan minimalisht 1 mln lekë, shkon deri në 5 mijë euro. I ke te FMN që të tha kur po haje hallvë në Egjypt. Faktet i ke brenda në tavolinat e shqiptarëve. Shkaktari je ti. Mos u kap kot. Koha e trekëndëshit të Bermudës ka marrë fund. Mos të bëjmë asnjë kompromis me të keqen Qoftë kjo për zgjedhjen e presidentit.
E kam dhe unë pjesën time të fajit që je aty. Por pjesën më të vogël. Pjesën më të madhe e kanë dy pjesët e tjera të trekëndëshit të Bermudës. Nga tigri më duket se kanë dalë te Damiani. Do keni lidh ndonjë miqësi se gjithë këto herë në avion. Këtu ka një betejë mes 30 vite llum të tranzicionit ku maja e llumit je ti. Llumi nuk i takllon vetëm një partie. Sakrifica e demokratëve në emër të shqiptarëve nuk do shkojë kot. Trekëndëshi i Bermudës i ka ditët e numëruara. Shpëtim nga ajo për të cilën i keni hy në hak shqiptarëve ti i pari nuk ke për të shpëtuar”, u shpreh Basha.
Diskutime rreth kësaj post