Ish-deputeti Myslim Murrizi ka dalë kundër ndryshimeve në Policinë e Shtetit, pasi shprehet se lëvizjet ishin thjesht një “rrokadë mes të njëjtëve rrangallë që kanë kapur prej fyti Policinë prej 30 vitesh, falë monopolit të gradave që i kanë marrë me urdhër partie”.
Sipas tij, në qarqet që janë më problematikë janë emëruar ish-drejtorët që kanë patur më pak efikasitet në goditjen e krimit, teksa shton se në polici ka edhe raste nepotizmi. Ai tregon se Drejtori i qarkut Kukës dhe Drejtori i Kufirit të të njëjtit qark janë djem xhaxhallarësh.
Postimi i plotë:
“U MBARS MALI DHE POLLI NJE MI eshte nje thenie e urte popullore
Keshtu po ndodh keto dy jave ne Policine e Shtetit pas ikjes nga detyra te drejtorit te “ keq” Ardi Veliu dhe ardhjes ne detyre te nje drejtori te “ mire” Gledis Nano
Faza e pare e “ levizjes” se drejtoreve te qarqeve ishte as me shume e as me pak por nje rrokade mes te njenjteve rrangalle qe kane kapur prej fyti policine e Shtetit prej 30 vitesh fale monopolit te gradave te leshit qe i kane mare me urdher partie dhe ndarjes se mire mes tyre dhe kapove te radhes te haraçit qe bota e krimit paguan tek keta “ polic” pa integritet, pa moral profesional e me plot skandale ne karrieren e tyre
Faza e dyte e shefave te komisariatit e njenjta skeme, te njenjtet individe i njenjti avaz
Shefi i komisariatit nr 1 shkon tek komisariati i treshit dhe shefi i treshit shkon tek komisariati i mender leshit, ai i 4 shkon tek 6, ai i 5, shkon te 7 etj
Pra me nje fjale e njenjta kupole drejtues, te njenjtet individe me te njenjtin “ stil”
“ Ndryshimi” eshte qe qytetare te zonave te ndryshme do te kene si “ kapo” per tu falur tjeter surrat nga ai qe kane patur deri dje
Nuk ka me turp kur sheh tabelen e rezultateve te publikuar nga vete ministria dhe shikon qe drejtoret me rrezultate me te dobeta, emerohen ne qarqet me problematike
Kjo nuk eshte reforme por stimulim dhe favorizim i botes se krimit ne qarqet problematik duke ju derguar si drejtor nje “ polic” apatik
Ish drejtoret e qarqeve Elbasan, Lezhe, Fier dhe Vlore duhet te ishin larguar fare nga drejtimi i çdo strukture policore sipas rrezultateve
Ata jane emeruar ne drejtori me te medha dhe me problematiket persa i perket shkalles se kriminalitetit
Shefat e komisariateve te Tiranes nuk besoj qe i ze covidi po te ikin nga Tirana e te shkojne ne Has, Devoll, Skrapar, Tepelene etj se nuk i ka pjelle lopa ata qe jane shefa komisariatesh ne keto rrethe
Nuk besoj qe ju bie sheqeri ne uje 5-6 hajduteve dhe gjobveneseve qe kane 10 vjet qe bejne xhiro si taksambledhes sa ne nje komisariat ne tjetrin
Z Drejtor i Policise se Shtetit!
Nuk behet qameti po te mos jene drejtor ish oficere te sigurimit te rregjimit bastard te diktatures, edhe pse mund te keni nostalgji prej familjes nga vini
Nuk besoj qe “ kapitullon” Policia e Shtetit po te mos jene drejtora qarku individe me shkolle gjuh- letersie dhe te lidhur me llumin e shoqerise Shqiptare
Nuk besoj qe nuk do te marin fryme mbi 13000 punonjes policie, nese nuk do emeronit drejtora qarku, shefa komisariati, krimesh rendi e qarkullimi vetem llumin e Policise se Shtetit per hater te qenit militante partie apo djemt, vellezerit, kuneter, e baxhanak te politikes e te prokuroreve e gjygjtareve si rasti i Shijakut, Durresit, etj
Z Drejtor i Policise se Shtetit!
A keni ju informacion per lidhjet nepotike, farefisnore dhe te gjakut qe kane me njeri tjetrin keta qe ke emeruar Ti ne nje qark????
Meqenese “ opozita” nuk belbezon asnje fjale se edhe ata kane sojin e tyre aty brenda kesaj tufe qe prej 30 vitesh mbajne poste e grada per merita se i lepihen çdo pushteti, po te jap une nje fakt qe nuk besoj qe nuk e di, por besoj qe e ke bere se te ka ardhur mire
Si ka mundesi Z Gledis Nano qe ne qarkun Kukes ke emeruar Drejtor Qarku dhe drejtor i kufirit te Qarkut Kukes-Diber dy djem xhaxhallaresh???
Dhe komandant te pikes se Morines ke emeruar kunatin e Drejtorit te Qarkut Kukes????
Shih hap syte Gledis gjej dhe 3-4 djem te tyre ose niper dhe emeroi shpejt ne komisariatet Kukes, Tropoj, Has qe te mos jetojne te mdare nga njeri tjetri se kane edhe me pak kosto
Keto levizjet e ketyre dy javeve Z Nano si ajo neper breke apo si kokrrat e fasules ne tenxhere te presionit qe vijne verdalle drejt brimes, nuk jane reforme e ristrukturim por qarkullim me lenie stafete mes llumit te Policise se Shtetit per hater te pushtetit
Mire do ishte te mos harxhoje fare flete formati a 4 per te bere mender urdherat, por tu mesoje ketyre shejtanerve lojen e gicave me te hyre ne mes, dhe keta ti zinin vendin njeri tjetrit me radhe pa i hipur ne kurriz njeri tjetrit
E me keta fytyra qe kane brenda tyre me shume kriminalizim se sa vete krimi, mos prit qe kriminaliteti te tkurret
Ftoj edhe “ opoziten” te belbezoj ndonje fjale ne komision te sigurise ose ne Kuvend se nuk jua nxjerin pseudonimet qe keni patur kur nje pjese e kesaj tufe kane qene oficere dhe operativ sigurimi
Po edhe nese jua nxjerin nuk besoj qe e ka problem Basha te bej nje shkarkim tjeter siç beri me Flamurin dhe Luanin, gjithmon nese edhe Basha nuk i ka qejf spiunet”, ka shkruar Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post