Analisti Arjan Curri ka analizuar situatën politike në Partinë Demokratike. I pyetur lidhur më qëndrimin e Ambasadës Amerikane, Curri tha se do të mbështesë deri në fund Bashën pasi është më i komandueshëm, por sipas tij ata do të tërhiqen vetëm në rast se Berisha fiton zgjedhjet dhe vjen në pushtet.
Pjesë nga intervista në MCN Tv:
Ambasada amerikane duhet thënë se po i ndjek zhvillimet ne distance, por nuk është prononcuar lidhur me këto zhvillime të fundit. Çfarë rrezikon PD në këtë situatë?
Curri: Një koleg i imi në një kontakt me ambasadoren kishte thënë: “Nuk jam mamaja e Lulit dhe nuk mund t’më pyesni mua për çdo gjë. Ambasadorja do ta mbështesë Bashën deri në fund. Ajo zyra amerikane do tërhiqet vetëm në një rast, nëse Berisha fiton zgjedhjet dhe vjen në pushtet. Ambasada mbështet Bashën sepse është më i komandueshëm.
Mendoni se do marrin ndonjë rol ndërkombëtarët në lidhje me reformat që kërkojnë konsensus dhe kësisoj edhe në rifaktorizimin e zotit Basha?
Curri: Sigurisht që do ta bëjnë. Akoma se kam kuptuar pse se kanë bërë, por kanë filluar disi sepse thërrasin ndonjë zonjë të PD. Vazhdimisht ambasada e SHBA ndërhyn më shumë, të tjerët i shohin në hije. Amerikanët mundohen të imponojnë vullnetin e tyre. Për sa i takon reformës në drejtësi ata do të ndikojnë që organet të marrin një drejtim. Ata kanë hedhur para shumë të madhe dhe nuk do donin që vetingu të dështonte si pasojë e afateve. Deputetët e PD janë thirrur kanë kaluar në intervistim në ambasadën e SHBA dhe u bëhet kjo pyetje: Jemi me në apo me Berishën, që të dimë dhe ne se çfarë duhet të bëjmë. Janë negociata të forta diplomatike. Përfshirja e ambasadës ka filluar të jetë e plotë që PD të bashkojë votat me PS dhe të ketë ecuri.
Diskutime rreth kësaj post