Deputeti demokrat Lefter Gështenja bëri me dije se përfaqësuesit e PD-së kanë firmosur për ngritjen e komisionit hetimor që do të merret dhe do të ndjekë veprimet e realizuara për inceneratorët.
Ai tha se nga informacioni që PD për këto procedura e koncesione janë haptazi në shkelje me ligjin.
Gështenja: Përfaqësuesit e PD-së kanë firmosur për ngritjen e komisionit hetimor që do të merret dhe do të ndjekë veprimet e realizuara për inceneratorët. Autoriteti kontraktor në këtë rast është ministria e Mjedisit, apo edhe institucione paralele apo privatë që janë përfshirë në këtë procedurë. Ne do të mbledhim fakte dhe do tu shkojnë deri në fund që kanë të bëjnë me këto 3 procedura. Pas mbledhjes së inflacioneve, ne do të bëjmë publike shkeljet që do tu dërgohen institucioneve ligjzbatuese.
Nga informacioni që kemi sot, për këto procedura e koncesione duket hapur që është shkelur ligji. Nuk është bërë shpallje publike për njërin nga koncesionet. Nuk është lënë kohë për tu përgatitur operatorët e huaj. Nga viti 2014 deri në vitin 2017 ministria e Mjedisit i ka publikuar njoftimet për këto koncesione, kur për një rast nuk e ka bërë me dije. Në shumë qytete të tjera nuk aplikohet ky model incenerimi, pse vetëm këto 3 qytete. Pra, nuk kemi një studim fisibiliteti.
Gështenja shtoi se padi do të ketë për të gjithë personat që kanë zbatuar me pushtetin në rast me inceneratorët, përfshirë edhe kryetarët e bashkive.
Gështenja: Padi do të ketë për të gjithë personat që kanë zbatuar me pushtetin në rast me inceneratorët, përfshirë edhe kryetarët e bashkive. Komisioni ka një afat prej 3 muajsh dhe shpresojmë që në fund të këtij hetimi, institucionet e drejtësisë dhe SPAK-ut tu shërbejë ky material që ne do tu vëmë në dispozicion gjithë materialet e siguruara. Ky komision do të zbardhë të gjitha shkeljet e bëra në këto koncesione. Sigurisht që është një punë e madhe dhe nuk besoj se do të mbyllet kjo histori.
Diskutime rreth kësaj post