Një qytetar nga foltorja që po mban Sali Berisha në Kuvend i është drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha, duke i thënë që e kanë mbështetur në të gjitha vendimet e tij, por që ai i ka zhgënjyer.
Qytetari u shpreh se Basha i la demokratët në mes në të rrugës dhe sipas tij shumë prej tyre nuk i kanë mbyllur ende dosjet në polici.
Qytetari: E kemi mbështetur Bashën plotësisht në të gjitha aksionet e marra prej tij. Dua ti them dy fjalë për të, zotëri ne të kemi mbështetur në mënyrë absolute në të gjithë aksionin opozitar, por të them të drejtën na zhgënjeve, pasi në radhë të parë, të gjitha nismat që ne e mbështetëm fuqishëm, por ai na la në mes të rrugës. Këta luftëtarë të pamposhtuar, akoma ka këtu demokratë që nuk i kanë mbyllur dosjet në polici. Ne jemi persekutuar, por një arsye tjetër e rëndësishme që na ka zhgënjyer është qëndrimi mjaft i ulët ndaj këtyre njerëzve të lirë që e kanë mbështetur. Zoti Basha ti na ke etiketuar si anti-amerikan të gjithë ne që mbështesim foltoren.
Diskutime rreth kësaj post