Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Kavaja se demokratët do të protestojnë deri në rrëzimin e qeverisë “Rama”.
Për kryedemokratin Lulzim Basha, Berisha tha se ka vendosur që të qendrojë në opozitë, pasi është peng i kryeministrit Edi Rama.
Berisha tha se Edi Rama dhe pengu i tij, Lulzim Basha, kanë planifikuar dhe kanë vepruar për asgjesimin e pluralizmit.
“Ish-Kryetari vepron sikundër vepronte Enver Hoxha dikur. Nuk njeh as statut, as rregulla, as pyet për strukturat e partisë dhe as për anëtarët.
Ish-Kryetari në një tratativë të fshehtë po konkretizon marrëveshjen e re të turpit me Edi Ramën”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post