Addison Lee, kompania më e madhe e taksive në Londër dëshiron të punësojë 1000 shoferë, pasi kërkesa për rrugë u rrit me 40% nga gushti në shtator.
Addison Lee ofron 5.000 £ (rreth 6,000 euro) për katër javë pune në një përpjekje për marrë në punë sa më shumë shoferë. Paga e garantuar është e vlefshme vetëm për muajin e parë dhe kërkon që shoferët të bëjnë të paktën 140 udhëtime, tha kompania. Paketa përfshin, ndër të tjera edhe leje me pagesë.
Brexit ka krijuar boshllëqe serioze në tregun e punës në Britani të Madhe dhe fusha e transportit është ajo që ka marrë goditje të madhe. Mungesa e shoferëve të kamionëve ka çuar në një rritje të madhe në çmimet e karburantit. Qeveria britanike ka vendosur të ofrojë një vizë të përkohshme për kasapët profesionistë, ndërsa po mendon të bëjë të njëjtën gjë edhe në sektorë të tjerë. Addison Lee do të punësojë 1.000 shoferë, pasi kërkesa për udhëtime është rritur me 40% nga gusht-shtator. Kompania pret që kërkesa të vazhdojë të rritet deri në Krishtlindje.
Diskutime rreth kësaj post