Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka mbledhur sot vartësit për organizimin e punës për raportim mbi detyrat dhe porositë e ngarkuara. Gjithashtu, shumë shpejt do të nisë punën dhe Drejtoria e Përgjithshme AntiKorrupsion. “Puna do të nisë nga shtëpia jonë”, tha Manja.
“Puna e Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion do të nisë nga shtëpia jonë, Ministria e Drejtësisë dhe gjithë institucionet e varësisë. Puna e DPA-së nuk do të jetë me fushata, por sistematike, aktive dhe e pakompromis. Institucionet e varësisë periodikisht, jo më shpesh se një herë në dy javë dhe jo më vonë se një herë në muaj, do të paraqesin raportet e tyre mbi detyrat dhe porositë e ngarkuara”, shkruan ministri.
Të gjitha agjencitë antikorrupsion që kanë funksionuar deri më sot pranë zyrës së Kryeministrit do përqendrohen në Drejtorinë e Përgjithshme Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë. Rrjeti i koordinatorëve do shtrihet në 47 institucione shtetërore ku ofrohen shërbime publike për qytetarët. Mbi 70 profesionistë të fushës do të merren me trajtimin e të gjitha rasteve korruptive në administratën publike dhe që do të bashkëpunojnë me agjencitë e tjera ligjzbatuese.
Kjo Drejtori do ushtrojë veprimtari parandaluese, ndëshkuese, pra do trajtojë të gjitha praktikat korruptive, dhe e treta veprimtari ndërgjegjësuese. DPA do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha ministritë e tjera të linjës po ashtu me të gjitha agjencitë e tjera ku do shtrihet rrjeti antikorrupsion.
Diskutime rreth kësaj post