Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Për luftën mes Bashës dhe Berishës Topi deklaron se që nga viti 2013, Lulzim Basha nuk ka punuar dhe shërbyer për të ardhmen e partisë, por thjesht për interesa personale.
Komenti i Topit:
“Ka kaluar shumë vite në opozitë dhe nuk ka pasur asnjë hapësirë për ta vendosur Berishën para drejtësisë. Nuk është një grup i vjetër mëkatarësh, por janë shtuar jo vetëm në krahun e djathtë por edhe në krahun e majtë. Atje ku është tempulli, përzjehen ujërat dhe e thënë në mënyrë metaforike, sepse nga pikëpamja e drejtpërdrejtë edhe dekriminalizimi vërteton këtë gjë.
Ai që është projektuar në 2013 ka qenë pararendëse që unë personalisht e kam menduar. Ai ishte një krijesë artificiale dhe pa asnjë kontribut në PD. Basha ka shërbyer jo të natyrës politike por për interesa private. Unë nuk e njoh sot Sali Berishën, në rast se do kishte një studim do e kishim të vështirë të gjenim një koherencë të deklaratave politike në Shqipëri”, tha Topi.
Diskutime rreth kësaj post