Dashamir Shehi ka komentuar në lidhje me vettingun e politikanëve. Ai deklaroi se e mbështet idenë për futjen e politikanëve në filtër por shtoi se duhet një strukturë e posaçme që mund ta çojë deri në fund këtë punë, duke parë me skepticizëm kalimin në dorë të SPAK.
“Do jap kontributin tim. Por këto që thotë Basha me SPAK pa SPAK nuk më pëlqejnë. SPAK nuk e di çfarë të bëjë përpara. Shteti jonë ka shumë institucione. Besoj se nuk ka për të bërë gjë SPAK. Është një strukturë shumë e vogël, Do e infektojmë edhe SPAK?! Që t’i vënë në krah dosjet e ministrave. Përveç SPAK kemi edhe 300 prokurorë të tjerë. Të ngrihet një strukturë tjetër dhe t’u lihet kohë për të mbaruar këtë proces”, u shpreh Shehi.
Ai tha se është e gabuar ideja e Bashës që vettingu të nisë nga ai, pasi sipas tij kjo e vesh procesin me patetizëm, duke kërkuar të nisë në bazë të një rendi alfabetik ose nga vitet në politikë.
“Ne kemi ligj për dekriminalizim dhe deklarimin e pasurive. Basha thotë filloni nga unë. Kjo nuk tingëllon mirë sepse i humb seriozitetin kësaj pune. Mund të fillojë si në të gjithë botën, nga aflabeti nga vitet, s’ka nevojë të fillojë nga patetizmi. Sepse i humb serioziteti. Jam dakord. Nuk është se na kanë pyetur. Uroj të mos bëjnë të njëjtat gabime. Ta bashkojmë Shqipërinë jo ta ndajmë për t’i bërë qejfin disa shefave që llogarisin, këtu fitoj unë, këtu fiton ti. Ka ardhur dita të zbresim në fushë edhe ne që mendojmë ndryshe. Çfarë është kjo skemë këtu që ose je me atë ose je me këtë. Ne aleat do jemi por nuk do jemi me Ramën”, deklaroi ai.
Diskutime rreth kësaj post