Dje në emisionin ‘Ftesë në 5’ u diskutua rreth deklaratës së Bebe Rexhës, e cila përmes një postimi në Instagram vinte në dukje ngjashmërinë e muzikës shqiptare me atë arabe.
Të ftuarit mbajtën qëndrimet pro dhe kundër, ndërsa këngëtari Arjan Dredhasi u kap edhe me fenomenin e miliona kliklimeve të këngëve shqiptare brenda pak orësh.
“Ti ke Bebe Rexhën me 23 milion klikime në këngën e fundit që e ka nxjerrë në mars, ke edhe kolegun shqiptar, mos të them emër që pardje ka nxjerrë këngën dhe i ka shkuar 23 milionë klikime. Mos beso vajzë e dashur….Po prit se sa herë e dëgjuam ne atë?!”, u shpreh ai në bisedë e sipër me këngëtaren Eugena Aliu.
Diskutime rreth kësaj post