Është dërguar në Kuvend nga qeveria Rama projektligji për “Buxhetin e Shtetit” të vitit të ardhshëm duke parashikuar të shpenzojë rreth 637 miliard lekë kundrejt 536 miliard lekë të ardhura. Qeveria planifikon të ketë një deficit buxhetor prej rreth 101 miliard lekësh, të cilat do t’i mbulojë duke marrë borxh brenda dhe jashtë vendit.
Në lidhje me rritjen e pagave për vitin 2022, qeveria planifikon që të ketë një shtesë mesatare prej 6 përqind për mësuesit dhe personelin shëndetësor.
Njoftimi i Ministrisë së Financave:
“Shpenzimet e personelit për vitin 2022, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave kryesisht për sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes. Fondi vjetor për rritjen e pagave është planifikuar në shumën 2.4 miliardë lekë dhe parashikon rritjen e pagës për funksion me 6% për punonjësit shëndetësor dhe ata arsimorë. Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 90.6 miliardë lekë ose 4.9% e PBB-së”, parashikon Ministria e Financave në buxhet.
Diskutime rreth kësaj post