Mbrëmjen e djeshme kompania ‘Terra’ bëri publike analizën e të dhënave online se kush dominon në rrjetet sociale nga politikanët shqiptarë.
Sipas Gjeladinit, Berisha ka kaluar aktualisht edhe kryeministrin Rama. Gjeladini më tej deklaroi se Berisha ka më shumë mbështetje të grave dhe të rinjve, ndërsa Basha ka më shumë mbështetje të moshës 51 deri 60 vjeç.
Për këto të dhëna ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai shkruan se kur një politikan paguan 700 000 dollarë për të blerë një foto në Amerikë, nuk e ka për gjë të blejë 50 mijë like në Facebook.
Postimi i Manjanit:
“Një drejtues opozite që harxhon 700 000 dollarë për të blerë një foto në amerikë (500 000 prej të cilave janë paguar jashtë llogarive zyrtare të PD), ç’i ka 50 000 like në Facebook.
Nuk e di sa kushtojë këto të fundit, por shumë më pak se foto e amerikës duhet të jetë…
Vetting posi!
Vetting për të tërë. Vetëm që neokomunistin që kapet në flagrancë duke blerë imazhin që se ka, jo!!!/”, shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post