Juristi Çlirim Gjata është shprehur se SPAK është i kapur nga shteti, pasi sipas tij ky institucion nuk ka kryer hetime dhe mbi çështje që i ka detyrim ligjor.
Ai tha se nuk mund të kemi garanci se SPAK do hetojë pastërtinë e politikanëve në rrugë administrative.
“SPAK nuk mund t’i ç osh tani një listë me emra dhe t’i thuash mi verifiko. Hetimin po, po jo verifikimin e pasurive. SPAK është kritikuar se s’po bën asgjë me aferën e incineratorët, që kanë lidhje deri tek Kryeministri, s’po bën gjë me Teatrin, me Becchettin. Të gjitha këto kanë lidhje me administratorë dhe politikanë të lartë. SPAK s’po heton këto që i ka detyrim ligjor dhe çfarë garancie ne që do hetojë për pastërtinë e figurës së politikanëve në rrugë administrative”, tha ai për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post