Taulant Balla ka mbledhur sot në orën 08:30 të mëngjesit kryesinë e grupit parlamentar të PS-së, për të diskutuar lidhur me menaxhimin e punës në Komisionet e Kuvendit.
Mësohet se Balla u ka dhënë direktiva deputetëve socialistë lidhur me mënyrën sesi duhet të bëjnë menaxhimin e situatës sa i përket debatit të krijuar gjatë mbledhjeve nga deputetët e opozitës.
Nuk dihet nëse Balla në direktivat e tij ka kërkuar që socialistët të jenë më tolerantë gjatë debatit me opozitën në komisione apo ka kërkuar që të jenë më të prerë vendimet e tyre.
Diskutime rreth kësaj post