Pavarësisht entuziazmit se ka arritur firmat e nevojshme të delegatëve për të thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha duket se do ta ketë të vështirë mbledhjen e këtij forumi. Pasi kreu i PD, Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar, ish-kryeministri Berisha ka nisur një tur takimesh me demokratët në qytetet kryesore të vendit, ku mbledhja e 1500 firmave e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar duket se janë dhe “shpëtimi” i tij për të nisur një referendum me të cilin shpreson të anulojë përjashtimin e tij, por edhe për të larguar Bashën nga drejtimi i partisë.
Por duket se ky premtim i Berishës për të mbledhur Kuvendin do të hasë vështirësi juridike brenda Partisë Demokratike. Shkak është bërë neni 43 i Statutit të Partisë Demokratike, i cili pritet të përplasë palët me njëra-tjetrën. Gazeta i ka bërë një analizë situatës, teksa rezulton se në pikën 2 të nenin 43 të statutit bëhet e ditur se Kuvendin Kombëtar e thërret kryetari i partisë, Kryesia e PD ose Këshilli Kombëtar. “Kuvendi Kombëtar mblidhet si rregull çdo katër vjet. Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose Kryesia e PDSH-së, me propozim të Kryetarit të PDSH-së. Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të PDSH-së ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit. Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë”, thuhet në pikën 2 të nenit 43 të statutit të PD. Mirëpo duke qenë se në pikën dy të nenit 43 statutit të PD thuhet se dy forumet që thërrasin Kuvendin janë Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, firmat e mbledhura nga Berisha duhet të kalojnë pikërisht nga këto 2 organet, të cilat vendosin nëse do ta mbledhin Kuvendin. Kjo do të thotë se fatin e ish-kryeministrit e kanë në dorë anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Këshillit Kombëtar, shumica e të cilëve janë njerëz besnikë të Bashës.
Kështu në Kryesinë e PD që ka 38 anëtarë bëjnë pjesë 4 nënkryetarët Alfred Rrushaj, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, apo deputetët si Dhurata Çupi, Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Tomor Alizoti. Ndërkohë që nga ana tjetër edhe në Këshillin Kombëtar paraqitet e njëjta situatë, ku shumica janë njerëz të Lulzim Bashës, pasi edhe ky organ ka në përbërje të zgjedhur me votë, deputetët dhe krerët e degëve të PD. Pra, nisur nga kjo analizë do të jetë Kryesia ose Këshilli Kombëtar që do të vendosë nëse do të mblidhet Kuvendi Kombëtar që kërkon ish-kryeministri Berisha. Kujtojmë që Berisha ka pas vetes gati 10 deputetë dhe tek tuk ndonjë anëtar, ndërsa gjithë pjesa tjetër siç janë krerët e degëve, deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar janë pozicionuar në krah të Bashës.
Megjithatë ndonëse pika 2 e nenit 43 të statuti të Partisë Demokratike mund të shkaktojë debat politik dhe juridik, ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur entuziast para mbështetësve të tij, duke paralajmëruar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Gazeta ka mësuar se ish-kryeministri Berisha ka në plan që ta mbledhë Kuvendin në muajin dhjetor, ndërkohë që burime të afërta pranë tij pohuan se ai ka dëshirë që ky organ të mblidhet në datën 8 dhjetor, që përkon me Ditën e Demokracisë.
Por sidoqoftë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar duket se Berishës ia dikton edhe pika 2 e nenit 43 të statutit të Partisë Demokratike, i cili e thotë qartë që data kur thirret Kuvendi njoftohet një muaj para. Pra nëse bëjmë një llogari që Berisha ka edhe dy takime një në Kavajë dhe një në Lezhë, i bie që ai t’i mbyllë ato gjatë kësaj jave dhe nëse e vendos datën, i bie që Kuvendi të mblidhet në dhjetor. Madje sinjalin se ish-kryeministri Berisha do ta thërrasë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në dhjetor, e ka paralajmëruar në media edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri. “Këtu nuk bëhet fjalë për asnjë përçarje, por për një shumicë dominante që merr pjesë në Kuvendin e ardhëm të PD, që mesa duket do mbahet javën e parë të dhjetorit, mesa kuptoj unë, edhe për të përkuar mbase me ditën që është themeluar Partia Demokratike, në vitin 1990, për simbolikë besoj këtu do shkojmë”, deklaroi Kulluri.
38 anëtarët e Kryesisë së PD:
1. Lulzim Basha
2. Gazment Bardhi
3. Alfred Rushaj
4. Enkelejd Alibeaj
5. Jorida Tabaku
6. Grida Duma
7. Edi Paloka
8. Flutura Açka
9. Jemin Gjana
10. Ervin Minarolli
11. Arta Sakja
12. Belind Këlliçi
13. Ledina Mandia
14. Flamur Hoxha
15. Jonila Godole
16. Ivi Kaso
17. Greta Bardeli
18. Taulant Zeneli
19. Orjela Nebiaj
20. Endri Hasa
21. Albana Vokshi
22. Arben Kashahu
23. Ina Zhupa
24. Agron Gjekmarkaj
25. Aldo Bumçi
26. Dhurata Tyli (Çupi)
27. Ervin Salianji
28. Fitim Zekthi
29. Flamur Noka
30. Gent Strazimiri
31. Gert Bogdani
32. Juela Hamati
33. Kreshnik Çollaku
34. Lindita Metaliaj
35. Oerd Bylykbashi
36. Orjola Pampuri
37. Taulanda Jupi
38. Tomor Alizoti
Ja disa nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD
1. Adriatike Lami
2. Agest Kopellaj
3. Agim Baçi
4. Agim Sheta
5. Agron Kapllanaj
6. Agron Loka
7. Agustin Kola
8. Ahmet Prenci
9. Aida Qoqja
10. Aida Shehu
11. Akil Kraja
12. Alban Daci
13. Albert Avduli
14. Albert Kojku
15. Albert Loci
16. Besa Petriti
17. Besart Logu
18. Besmira Manaj
19. Besnik Aliaj
20. Besnik Dushaj
21. Besnik Fuçia
22. Blend Himçi
23. Blendi Sulaj
24. Blerim Tafani
25. Bujar Hoxhaj
26. Bujar Nishani
27. Bujar Vreto
28. Dashnor Visha
29. Dava Marku
30. Dëfrim Fiku
31. Dëfrim Goma
32. Denisa Vata
33. Dritan Demiraj
34. Eduard Rexha
35. Eduard Selami
36. Emiljano Dervishi
37. Emiljano Kapllani
38. Endri Hasa
39. Enkelejda Rica
40. Enkelejda Sallaku
41. Enno Bozdo
42. Enriketa Papa
43. Entela Shehaj
44. Eralda Bano (Tase)
45. Ervin Minarolli
46. Ervis Xhako
47. Eugen Isaj
48. Fatbardh Kadilli
49. Fatbardh Sallaku
50. Fatbardha Kadiu
51. Fitim Zekthi
52. Gazmend Oketa
53. Gëzim Demushi
54. Grigels Muçollari
55. Indrit Sefa
56. Indrit Vokshi
57. Ivi Kaso
58. Izmira Ulqinaku
59. Kasëm Mahmutaj
60. Laura Vorpsi
61. Lediana Fratari
62. Ledina Aliolli
63. Ledina Mandia
64. Liljana Bica
65. Lulzim Omuri
66. Lume Elezi
67. Majlinda Prendi
68. Mateo Spaho
69. Megi Balliu
70. Mimoza Hasekiu
71. Nadire Meçorapaj
72. Naim Gazidede
73. Naim Hasani
74. Namir Lapardhaja
75. Ndricim Babasi
76. Ndriçim Mehmeti
77. Nevila Xhindi
78. Nezir Rizvani
79. Niko Shupuli
80. Olsi Karapici
81. Onelda Zefi
82. Orjela Nebiaj
83. Orsela Aga
84. Osman Metalla
85. Patrik Sadikaj
86. Paulin Marku
87. Pëllumb Berisha
88. Pellumb Brusha
89. Pëllumb Nako
90. Pellumb Seferi
91. Përparim Caca
92. Përparim Shametaj
93. Petrit Doda
94. Rajmonda Bulku
95. Rajna Tullumani
96. Ramadan Likaj
97. Ramiz Çobaj
98. Red Varaku
99. Redon Zogaj
100. Renald Rista
101. Resilda Kalija
102. Rezart Tusha
103. Robert Budina
104. Roberto Caparota
105. Roland Bejko
106. Salvador Kaçaj
107. Sandër Kovaçi
108. Sara Bodo
109. Selami Xhepa
110. Servet Duzha
111. Sezai Balilaj
112. Shezai Sinanaj
113. Shkëlqim Hoxha
114. Shkëlqim Krasniqi
115. Shyrete Koka
116. Silvana Gashi
117. Silvi Bardhi
118. Skredilajd Sulozeqi
119. Sokol Allaraj
120. Sokol Kapedani
121. Sokol Ndreu
122. Sokrat Turtulli
123. Sonila Daiu
124. Spiro Cura
125. Spiro Vaso
126. Stiljano Rrushaj
127. Suzana Numani
128. Tahsim Mema
129. Taulanda Jupi
130. Taulant Zeneli
131. Tomor Kotarja
132. Uran Derri
133. Valbona Halitaj
134. Vali Vorpsi
135. Vasil Nasi
136. Vebi Luzi
137. Vehap Kola
138. Vendim Demaj
139. Vesel Koçia
140. Viktor Bella
141. Viktor Duro
142. Voltana Ademi
143. Xhemal Bushati
144. Xhemal Gjunkshi
145. Xhevdet Amuli
146. Ylli Kupi
147. Zaim Kupa
148. Zef Gjoka
149. Zhaneta Ndregjoni
150. Zyrafete Kulla
Diskutime rreth kësaj post