Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkëputur një pjesë nga deklarata e tij për mediat, ku shprehet se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i ko*rrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga krimi.
Basha shton se ky është hapi i pare, i cili më pas do të pasohet nga një paketë ndryshimesh kushtetuese, të cilat do t’i garantojnë vendit tonë ndarjen e pushteteve për të hapur rrugën drejt Bashkimit Eropian.
“Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga llumi. Ky është vetëm hapi i parë, ai do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese që do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt BE”, shprehet Basha.
Diskutime rreth kësaj post