Aktivistja Evi Kokalari, ka ironizuar Bashën me anë të një statusi në “Facebook”, duke e krahasur kreun demokrat me “grekë në fshatra”, me mentalitet provincial. “Mos vallë e ka dhe ky nga mentaliteti provincial?” shprehet Kokalari.
Reagimi i Kokalarit:
“Grekët e Amerikës shpesh tallen me Grekët e Greqisë, për provincializmin dhe mentalitetin e tyre, që shpesh nuk kuptohet nga dikush i lindur në Shtetet e Bashkuara.
Një nga historitë që më ka argëtuar në këtë kuadër, është ajo e një Greku në një fshat të Kretës, që kishte ndërtuar një shtëpi pa leje, dhe kur bashkia shkoi t’ia shëmbte, Greku hypi mbi çati, dhe i kërc*ëntonte me p*ushkë në dorë që të mos i afroheshin.
Kështu më duket dhe Lulzim Basha këto ditë, i vetëm, mbi çati, që kërc*ënon se Partinë nuk lëshon!!
A thua ta ketë dhe ky nga mentaliteti provincial”? – shkruan Evi Kokalari
Diskutime rreth kësaj post