Armando Broja, ishte për të dytën herë radhazi titullar për Southampton, këtë herë në barazimin 2-2 me Burnleyn. Pas golit në fitoren 1-0 ndaj Leeds, Broja ishte sërish protagonist, duke shënuar një tjetër gol, por këtë pa pasur mundësinë t’i dhurojë fitoren, pasi “Shenjtorët” u ndalën në barazim.
Së fundmi, djaloshi nga Kopliku ka reaguar në rrjetet sociale, ku shfaqi zhgënjim për tri pëikët e humbura, por në të njëjtën kohë ndihej i lumtur që ndihmoi ekipin e tij me një tjetër gol.
“I zhgënjyer që nuk morëm 3 pikët, por i lumtur që ndihmova ekipin me një gol tjetër. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”, shkruan Broja.
Diskutime rreth kësaj post