Uashingtoni i kërkon Ankarasë, sqarime në lidhje me situatën e ambasadorit amerikan në Turqi, për të cilin u urdhërua dje dëbimi nga kreu i shtetit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili gjithashtu thotë se do të dëbojë edhe 9 diplomatë të tjerë perëndimorë, për shkak të kërkesës për lirimin e një disidenti politik.
“Ne jemi të vetëdijshëm për atë që është raportuar dhe po kërkojmë sqarime nga Ministria e Jashtme Turke,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i cituar nga agjenci të ndryshme amerikane.
Norvegjia, Danimarka dhe Zelanda e Re, gjithashtu bënë të ditur përmes Ministrive të tyre të jashtme, se janë në pritje të komunikimeve zyrtare nga autoritetet turke.
“Dje, Erdogan kishte urdhëruar dëbimin e ambasadorëve të Kanadasë, Francës, Finlandës, Danimarkës, Gjermanisë, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë, Suedisë dhe SHBA-së, sepse i kishin kërkuar Ankarasë të lironte Osman Kavalën, një filantrop turk i angazhuar në mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, i cili ka qenë në b*urg për më shumë se katër vite dhe për të cilin janë në pritje akuza të ndryshme. Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli, kritikoi deklaratën e Erdogan, duke folur për një sjellje autoritare të qeverisë turke“, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post