Nga Lorenc Vangjel:
“Perceptimi në politikë shpesh mjafton si provë e vetme. Po aq shpesh edhe imazhi është vetë thelbi. Për njëpolitikan, e vërteta është relative. Ai mund të jetë i pafajshëm për çfarë akuzohet, vlerësohet apo ndëshkohet, por nëse në një moment të caktuar, publiku e gjykon ndryshe, në një shoqëri normale, ai konsiderohet se është siç shihet dhe jo siç është. Edhe fajtor kur është rasti, së paku fajtor moral. Në Tiranë, një kod i tillë është i huaj dhe funksionon në mënyrë të përmbysur. Pa thelb të qëndrueshëm dhe pa provat e nevojshme, politika ngjan me autobusët e unazës, pasagjerët e të cilëve, kalojnë nga stacioni në stacion pa u takuar kurrë.
Debati në distancë që po zhvillohet prej ditësh ndërmjet dy B-ve të PD-së, Berishës që nuk kishte ikur përfundimisht dhe Bashës që nuk mundi asnjëherë të vijë plotësisht, është pavarësisht formës, një film i parë dhe herë të tjera. Njëri flet dhe akuzon për besëprerje dhe pengmarrje tek Edi Rama, tjetri akuzon se po i bihet daulles po për vallen e Edi Ramës. Në mënyrë paradoksale, të gjitha lojërat në PD çojnë vërtet tek Rama dhe këtë, edhe në mos duan ta shohin protagonistët, ata janë të parët që e realizojnë duke e shndërruar politikën, sipas një shakaje të hershme për futbollin, në një lojë që në Tiranë e fiton gjithmonë kryeministri.
Edhe propozimet e fundit të opozitës zyrtare për ndryshimet kushtetuese, që janë shndërruar në një pol i ri debati, lidhen me emrin e kryeministrit. Basha i hedh ato si sfidë ndaj “kundërshtarit” të tij, në përpjekje që me këto mjete të reja kushtetuese, kur të vijë radha, të mundë ta mundë atë vetë. Berisha, të njëjtën gjë e konsideron si një akt që e çon trupën e demokratëve në vathën e Ramës që do t’i përzgjedhë deputetët e opozitës si Ciklopi delet në shpellë. Në këtë trekëndësh ankthi dhe gare, në këtë tripolaritet asimetrik, mes dy B-ve demokrate dhe Ramës përmbi, janë të gjithë elementët që shërbejnë si provë për të kuptuar se politika shqiptare ngërçin e saj themelor e ka tek përjetësia që politikanët tentojnë t’i japin vetes. Koha, interesat apo rrethanat ndryshojnë dhe ata janë po të njëjtët duke tentuar t’u përshtaten njëherazi edhe kohës që ka rrjedhur, edhe interesave që ndryshojnë, edhe rrethanave që kushtëzojnë tjetër lloj sjelljeje të personazheve kryesorë në politikë ndaj njëri-tjetrit, por edhe ndaj vetvetes.
Parashikimi se çfarë mund të ngjasë në një të ardhme të afërt në Tiranë është i ndërlikuar dhe varet kryesisht nga faktorë që nuk ndodhen në Tiranë. Pa ngulmin amerikan, pa hijen e rëndë të reformës në drejtësi e cila ende është në hije në krahasim me pritshmëritë publike ndaj saj, drama në PD do të ishte mbyllur shpejt. Madje ajo as nuk do të kishte nisur fare. Çfarë nisi të ndodhë e ka thelbin fiks tek dyzimi i Bashës, që në zhargon quhet një akt që as shtrëngon dhe as lëshon. E ka thelbin tek hipokrizia e Berishës që emocionin njerëzor vetjak, e shndërron në politikë kombëtare duke e shndërruar foltoren e tij, në faltoren ku luten të gjithë të pakënaqurit me Bashën.
Propozimet për ndryshimet kushtetuese të PD-së zyrtare janë vetëm tentativë për të dhënë një përgjigje për turin e Berishës dhe kërcënimin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Të bëra me nxit e ngut, shumica dërmuese e tyre e hedhur njëherë poshtë nga Komisioni i Venecias në 2018-ën, ato po shërbehen si bezja e kuqe përballë tërbimit të Doktorit. Që kërkon betejën që nuk po ja japin, sepse ai planifikon edhe njëherë rikthimin për të ikur më pas duke e marrë edhe Bashën me vete. Dhe mbi të gjitha, për të demonstruar, se sido që të vijnë punët në Tiranë, ai është një faktor që duhet të merret gjithmonë në konsideratë. Por ky është mesazh për amerikanët dhe jo për militantët e tij që mjaftohet të lexojnë mosmirënjohësin tek Basha dhe të projektojnë tek ai gjithë dështimet vetjake.
Në të gjitha skenarët që pritet të ndodhin, që tek mbajtja e kuvendit me Berishën që do të quhet jolegjitim nga Basha, tek ndeshja në oborrin e PD-së ku Berisha do të tentojë të pushtojë paqësisht zyrën e Bashës dhe tek gjykata që do të duhet të thirret në apel për të gjetur cili është kryetari i opozitës, përfshihet edhe Edi Rama. Me policinë e tij në një rast, apo me gjykatësit e tij, në rastin tjetër.
Në politikë, edhe perceptimi funksionon si provë dhe imazhi është vetë thelbi. Dhe thelbi i provave që po jep qoftë foltorja, qoftë tentativa për të ndryshuar kushtetutës, është se të dy B-të e PD-së po qepin pallton e fatit me të cilin ka lindur i veshur Edi Rama. Dhe nëse politika është një lojë që Basha e humb gjithmonë, kësaj here ndodh sepse kështu do edhe Berisha i cili mund të fitojë betejën e rradhës këto ditë, por ka humbur përfundimisht luftën finale. Një kod i tillë është i huaj dhe funksionon në mënyrë të përmbysur. Pa thelb të qëndrueshëm dhe pa provat e nevojshme, politika ngjan me autobusët e unazës, pasagjerët e të cilëve, kalojnë nga stacioni në stacion pa u takuar kurrë.
Debati në distancë që po zhvillohet prej ditësh ndërmjet dy B-ve të PD-së, Berishës që nuk kishte ikur përfundimisht dhe Bashës që nuk mundi asnjëherë të vijë plotësisht, është pavarësisht formës, një film i parë dhe herë të tjera. Njëri flet dhe akuzon për besëprerje dhe pengmarrje tek Edi Rama, tjetri akuzon se po i bihet daulles po për vallen e Edi Ramës. Në mënyrë paradoksale, të gjitha lojërat në PD çojnë vërtet tek Rama dhe këtë, edhe në mos duan ta shohin protagonistët, ata janë të parët që e realizojnë duke e shndërruar politikën, sipas një shakaje të hershme për futbollin, në një lojë që në Tiranë e fiton gjithmonë kryeministri. Edhe propozimet e fundit të opozitës zyrtare për ndryshimet kushtetuese, që janë shndërruar në një pol i ri debati, lidhen me emrin e kryeministrit. Basha i hedh ato si sfidë ndaj “kundërshtarit” të tij, në përpjekje që me këto mjete të reja kushtetuese, kur të vijë radha, të mundë ta mundë atë vetë.
Berisha, të njëjtën gjë e konsideron si një akt që e çon trupën e demokratëve në vathën e Ramës që do t’i përzgjedhë deputetët e opozitës si Ciklopi delet në shpellë. Në këtë trekëndësh ankthi dhe gare, në këtë tripolaritet asimetrik, mes dy B-ve demokrate dhe Ramës përmbi, janë të gjithë elementët që shërbejnë si provë për të kuptuar se politika shqiptare ngërçin e saj themelor e ka tek përjetësia që politikanët tentojnë t’i japin vetes. Koha, interesat apo rrethanat ndryshojnë dhe ata janë po të njëjtët duke tentuar t’u përshtaten njëherazi edhe kohës që ka rrjedhur, edhe interesave që ndryshojnë, edhe rrethanave që kushtëzojnë tjetër lloj sjelljeje të personazheve kryesorë në politikë ndaj njëri-tjetrit, por edhe ndaj vetvetes.
Parashikimi se çfarë mund të ngjasë në një të ardhme të afërt në Tiranë është i ndërlikuar dhe varet kryesisht nga faktorë që nuk ndodhen në Tiranë. Pa ngulmin amerikan, pa hijen e rëndë të reformës në drejtësi e cila ende është në hije në krahasim me pritshmëritë publike ndaj saj, drama në PD do të ishte mbyllur shpejt. Madje ajo as nuk do të kishte nisur fare. Çfarë nisi të ndodhë e ka thelbin fiks tek dyzimi i Bashës, që në zhargon quhet një akt që as shtrëngon dhe as lëshon. E ka thelbin tek hipokrizia e Berishës që emocionin njerëzor vetjak, e shndërron në politikë kombëtare duke e shndërruar foltoren e tij, në faltoren ku luten të gjithë të pakënaqurit me Bashën.
Propozimet për ndryshimet kushtetuese të PD-së zyrtare janë vetëm tentativë për të dhënë një përgjigje për turin e Berishës dhe kërcënimin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Të bëra me nxit e ngut, shumica dërmuese e tyre e hedhur njëherë poshtë nga Komisioni i Venecias në 2018-ën, ato po shërbehen si bezja e kuqe përballë tërbimit të Doktorit. Që kërkon betejën që nuk po ja japin, sepse ai planifikon edhe njëherë rikthimin për të ikur më pas duke e marrë edhe Bashën me vete. Dhe mbi të gjitha, për të demonstruar, se sido që të vijnë punët në Tiranë, ai është një faktor që duhet të merret gjithmonë në konsideratë. Por ky është mesazh për amerikanët dhe jo për militantët e tij që mjaftohet të lexojnë mosmirënjohësin tek Basha dhe të projektojnë tek ai gjithë dështimet vetjake.
Në të gjitha skenarët që pritet të ndodhin, që tek mbajtja e kuvendit me Berishën që do të quhet jolegjitim nga Basha, tek ndeshja në oborrin e PD-së ku Berisha do të tentojë të pushtojë paqësisht zyrën e Bashës dhe tek gjykata që do të duhet të thirret në apel për të gjetur cili është kryetari i opozitës, përfshihet edhe Edi Rama. Me policinë e tij në një rast, apo me gjykatësit e tij, në rastin tjetër. Në politikë, edhe perceptimi funksionon si provë dhe imazhi është vetë thelbi. Dhe thelbi i provave që po jep qoftë foltorja, qoftë tentativa për të ndryshuar kushtetutës, është se të dy B-të e PD-së po qepin pallton e fatit me të cilin ka lindur i veshur Edi Rama. Dhe nëse politika është një lojë që Basha e humb gjithmonë, kësaj here ndodh sepse kështu do edhe Berisha i cili mund të fitojë betejën e rradhës këto ditë, por ka humbur përfundimisht lu*ftën finale”, shkruan Vangjeli.
Diskutime rreth kësaj post