Shkruan Vili Minarolli:
“Ish-ambasador ne Athine: Po ju drejtohem publikisht zonja Juri Kim: E nderuar ambasadore e SHBA ne Shqiperi. Jam nje person tashme ne moshe te trete, jashte cdo funksioni publik a shteteror. Familja ime ne breza ka luftuar me pu*shke dhe pene ne te mire te vendit dhe ka qene gjithmone nje frymezuese e dashurise per vendin qe perfaqesoni. Ne vitin 1944 me ardhjen e komunisteve, nje pjese jo e vogel u pu*shkatuan, u bu*rgosen
( nder ta edhe im ate)dhe u int*ernuan me pakufi vite dhe nje akuzat ishte ajo e agjentit te Amerikes.
Pas viti ‘90 edhe une kam qene ne postin qe ju keni sot dhe kam punuar ngushte me ish koleget tuaj ne sherbim te probleme qe ishin ne interes te ceshtjes tone kombetare. Deren e tyre e kam patur te hapur ne cdo kohe dhe mendimet e tyre kane qene me shume vlere per mua si nje diplomat i ri. Po ju permend tre prej tyre: Ambasadorin Rudolf Perina, nje diplomat i shkelqyer me te cilin bashkepunuam ne Beograd per ceshtjen e reprezaljeve te regjimit te Milloshevicit ndaj popullsise shqiptare te Kosoves . Ne Athine me ambasadorin Carls Ritz bashkepunuam ngushte per te shmangur veton greke per antaresimin ne NATO. Mendimet e tij por edhe veprimet e tij ndikuan ndjeshem ne zgjidhjen e problemit. Ne vjene pata po ashtu marredhenie shume miqesore me ambasadorin William Eko III, nje mik i afert i Presidentit Obama. Te gjithe keta ma permendnin dashurine e shqiptareve per vendin e tyre dhe e tregonin hapur mbeshtetjen e tyre per ne.
Zonja ambasadore, kam vene re ( ndoshta gabohem)se me disa veprime tuaja preferenciale, po ndikoni ne ngjalljen e nje fryme antiamerikane ne gjysmen e popullsise ne Shqiperi. Sinqerisht e kam te veshtire te kuptoj arsyen, kur nga njera ane deklaroni per l*uften kunder korr*upsionit dhe nga ana tjeter institucionet e larta ne vendin tuaj e klasifikojne regjimin ne Shqiperi te pa pranueshem per standartet tuaja dhe vlerat qe perfaqesoni si vend. Ju siguroj se do te deshtoni ne kete sipermarrje qe keni nderrmarre ju dhe eproret tuaj. Kete gje e provoi dikt*atura komuniste per 45 vjet dhe nuk ja arriti.
Ju kujtohet pritja qe iu be ne Tirane Zotit James Baker ne qershor te ‘91, vetem disa muaj pas rrezimit te regjimit. E papare ne historine dhe politiken amerikane. Ju keni marre nje fushate ndaj nje ish Presidenti dhe dy here Kryeminister deri dhjete vite me pare. Ne keto vite ai ka qene vetem nje ze i fuqishem ne parlament kunder korrupsionit, kunder kanabizimit te vendit , kunder kirmit te organizuar me emra dhe… nuk po permend te tjera qe i keni cdo muaj nga DASH dhe asnje kundershtim apo kunderveprim nga mazhoranca. Sinqerisht nuk mbroj asnje njeri te korruptuar qe ka demtuar buxhetin e shqiptareve. Ju thoni se keni ndertuar nje drejtesi qe do te jape drejtesi.
Pse nuk i paraqisni tek drejtesia e reformuar? Me aq sa kuptoj nga politika mendoj se ka nje plan nga ju per vendin tim. Ju e deklaruat para disa muajve se zgjedhjet do i fitonte mazhoranca ne fuqi, kur i kerkuat te mos perfshinte nje deputet ne kabinetin e ri, jo nuk thate asnje fjale per patronazhistet dhe perfshirjen e krejt aparatit shteteror dhe lokal ne tjetersimin e votes dhe… pa u shprehur KQA, legjitimuat zgjedhjet. Ky nxitim ishte per te bllokua cdo perpjekje te opozites dhe ia arritet me ane te kryetarit te saj. Me aq sa di une dhe mbare shqiptaret, ky person ish nga me te rendesishmit ne politiken shqiptare, ka patur respektin dhe mbeshtetjen e Presidenteve te vendit tuaj dhe i kane qendruar prane ne proceset e integrimit euroatllantik. Ai ka qene i ftuar disa here ne Shtepine e Bardhe dhe ne institucionet me te larta te vendit tuaj, duke u vleresuar per punen ne dobi te vendit dhe Kombit shqiptar. E permenda, po sinqerisht nuk arrij te kuptoj pse ky sulm ndaj nje personi qe gezon respekt tek partia qe themeloi dhe drejtoi? Kujt i prish pune fjala e tij?Ndoshta gaboj por me duket si nje veprim i paster politik, per te lene te qete dike qe varferon vendin. E di qe nuk do me pergjigjeni, megjithate ju falenderoj neqoftese e lexoni”, shprehet Minarolli.
Diskutime rreth kësaj post