Propozimet për ndryshime në kushtetutë, që PD ka dërguar tashmë në Kuvend, për kryedemokratin Basha, janë testi i parë, për të parë nëse Kryeministri Rama, do të bashkojë fjalët e veprat apo do vijojë avazin e vjetër, që sipas tij, tjetër gjë thotë e tjetër bën.
“Ato që Rama thotë s’kanë lidhje me ato që Edi Rama bën. Këto 8 vite si kryeministër dhe 30 vite politikë gjithmonë tjetër ka thënë e tjetër ka bërë. Kjo është arsyeja pse testi i parë dhe kryesor është paketa kushtetuese që po dërgojmë në Kuvend. Dhe nga qëndrimi i PS në Kuvend, të cilën ai kontrollon do të jetë treguesi i parë për ju, për shqiptarët dhe për ne, nëse do të bashkojë fjalët e veprat apo do vijojë avazin e vjetër. Ne i kemi gati skenarët në çdo rast”,- u shpreh Basha.
Sa u takon protestave të paralajmëruara nga ish-kryeministri Berisha dhe nëse do të bëhet pjesë e tyre, Basha tha se ka paralajmëruar se do të përdorë të gjitha format e mjetet, për rrëzimin e qeverisë përfshirë edhe protesta.
Diskutime rreth kësaj post