Gjatë konferencës me gazetarët ditën e djeshme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u pyet nëse heqja e Luan Baçit nga drejtimi i PD-së dhe Fierit si dhe e Flamur Nokës nga Siguria, lidhen me mbështetjen e tyre ndaj Sali Berishës.
Në përgjigjen e tij pa iu referuar me emra, kryedemokrati theksoi se vendime të tilla janë marrë prej tij dhe do të merren ndaj çdokujt që tradhëton interesat e demokratëve për interesat e tyre personle, që synojnë çarjen e partisë.
Fjala e Bashës:
“Ky është një rrëfim i rremë nga fillimi deri në fund. Nëse ka ndonjë njeri të hapur ndaj mendimit kritik në këto 30-vjet, që ka përgjegjësi për të drejtuar këtë parti, ai jam unë. Një gjë është menidimi kritik dhe një gjë tjetër është mendimi me vetëdije apo jo, për të përçarë Partinë Demokratike në shërbim të Edi Ramës.
Çdokush që vendoset në pozita kontradiktore me interesat e demokratëve, thërritet dhe paralajmërohet por nëse vazhdon t’i bie me shkelm sakrificës së demokratëve, është detyra ime të veprojë dhe është neglizhencë e pafalshme të mos veprojë. Këto janë parimet me të cilat fundksionojë unë.
Deklarimet që këto bëhen për inate, kush e njeh këtë parti këto 8 vite, e di që kurrë në asnjë rast të vetëm unë nuk kam vepruar as në bazë inati, as në bazë zemërimi. Madje jam akuzuar që kam qenë tepër i butë dhe tolerant, nga ata që prej kohës duhet të paguanin faturën e papërgjegjshmërisë dhe tradhëtimit të interesave të demokratëve. Dhe vendimi i fundit ka qenë për të parandaluar përçarjen mes demokratëve. Pasi interesat e askujt nuk do të prevalojnë mbi interesat e Partisë Demokratike dhe demokratëve shqiptarë”, theksoi Basha.
Diskutime rreth kësaj post