Pas revoltës në rrjetet sociale dhe shkrimit të analistit Dritan Hila, është hequr emri i kompanisë “Salillari” në një prej tuneleve të Unazës së re. Pak ditë më parë, analisti Hila publikoi një foto dhe shkruante se përse duhet emri i tij të qëndronte aty, duke thënë se ajo vepër ishte bërë me lekët e qytetarëve.
Firma “Salillari”, në pronësi të biznesmenit Pellumb Salillari, ka marrë të drejtën për të ndërtuar këtë nyje të rëndësishme në Tiranë. Përveç 40 milionë eurove që po përfiton nga marrja e Unazës së Madhe, nga Pallati me Shigjeta te Sheshi Shqiponja, si një përfituese e tenderit ku nuk kishte asnjë konkurrent tjetër, “Salillari” nuk është se nuk e ka riparë projektin.
Gjatë këtij viti, me vendim qeverie, i janë shtuar plot 3 milionë dollarë në llogari për rishikim të projektit “Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2”. Por ndërsa kanë marrë këto para shtesë, nuk dihet nëse kanë pasur sy të shohin problemin më të madh që kanë pasur, atë të tunelit që të sjell në Tiranë, ku janë bërë disa aksidente, të cilave newsbomb, u ka dedikuar një artikull më vete.
Diskutime rreth kësaj post