Gjyqi kundër ish-ministrit të Brendshëm Matteo Salvini, ka nisur ditën e djeshme në Palermo, për akuzën e privimit të lirisë të 147 refugjatëve, që ishin në bordin e një anije në Gusht të vitit 2019.
Salvini, i cili në atë kohë ishte Ministër i Brendshëm, nuk kishte dhënë lejen e nevojshme që anija të ankorohej për disa ditë. Në gjyq do të merren në pyetje gjithsej 26 dëshmitarë dhe nëse dënohet, atë e presin maksimumi 15 vite në burg.
“Nuk është përgjegjësia ime, por përgjegjësi kolektive e qeverisë së atëhershme Conte”, u shpreh Salvini.
Gjyqi i radhës është caktuar për 17 Dhjetor.
“Të shpëtosh jetë nuk është një k*rim, por një detyrim jo vetëm i çdo guvernatori, por i të gjitha shteteve. Zgjedhja e një porti të sigurt është një akt humanitar,” është shprehur Oscar Camps, themelues dhe drejtor i OJQ-së Open Arms.
Ndërkohë, ditën e djeshme në Pozzalo të Siçilisë, zbarkuan 406 refugjatë. Mes tyre janë 152 të mitur. Në bord ndodhej edhe një foshnjë tetë ditëshe, e cila ka lindur në bord.
Diskutime rreth kësaj post