Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka theksuar se Berishën e sheh si politikan të lirë.
Në një intervistë për abc, kreu i PDK-së Nard Ndoka, ka pasur edhe një mesazh duke theksuar se shqiptarët sipas tij, nuk hanë bar.
“Unë e shoh me tepër liri Berishën, madje akoma me më mbështetje në qoftë se vendosen disa prita, në qoftë se sulmohesh tinzash edhe nga kryetari jot i partisë nga pasuesi që i ke dorëzuar stafetën, nëqoftëse ka konjektura edhe të faktorit ndërkombëtar shqiptarët kuptojnë, shqiptarët janë të zgjuar, në këtë rast jo vetëm që nuk hanë bar, por janë aq të mprehtë sa barin t’ua servirin atyre që ua ofrojnë, kështu që në këtë sens unë nuk shoh pengesa për zotin Berisha,” shprehet Ndoka.
Diskutime rreth kësaj post