Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, që përfaqëson Luginën e Preshevës, ka folur sot nga Shkodra duke deklaruar se dhe Kosova duhet të jetë pjesë e ‘Open Balkan’. Për gazetarët e pranishëm, ai e quan “shtypje të shqiptarëve në Serbi nga regjimi i Presidentit Vuçiç dhe pozitën e vështirë të shqiptarëve atje.
Deputeti Kamberi ka deklaruar se “Vuçiç me dy standarde ku nga njera ane ben si paqesor i Ballkanit dhe bashkues, por nga ana tjeter permend termin bota serbe duke perjashtuar gjithe te tjeret dhe ka lidhje te forta me Kinen e Rusine, si dhe tenton shpopullimin e shqiptareve qe jetojne ne Luginen e Presheves”.
Ai tha se nuk mund të ketë ‘Open Balkan’ për sa kohë shqiptarët në Serbi janë të shtypur.
“Nuk mund te kete “Open Balkan”, persa kohe shqiptaret ne Serbi jane te shtypur. Nuk mund ta kritikoj kete procedure, por s’mund te kete perjashtime. Kam kritika edhe per administraten e Brukselit qe po detyron Kosoven dhe Serbine te firmosin disa marreveshje qe ndoshta nuk jane te duhurat”, ka thënë deputeti Kamberi.
Diskutime rreth kësaj post