Futja e politikës shqiptare në veting, mund të sjellë spastrime të forta brenda dhe jashtë Parlamentit. Partia Demokratike ka dërguar në Kuvend një amendament, ku kërkon që presidentit, ministrave, deputetëve, krerëve të bashkive dhe disa drejtorë institucionesh t’u verifikohet pasuria dhe të kontrollohet nëse kanë kontakte me krimin. Sipas draftit kush ka pasuri dy fish më të lartë se të ardhurat largohet nga politika, por nisin hetimet dhe pasuria mund të sekuestrohet. Gazeta “SOT”, po publikon një pjesë të pasurisë për disa prej politikanëve shqiptarë të deklaruar ndër vite në ILDKP. Qëllimi është për të ilustruar se sa e pasur është politika që na drejton dhe jo për të akuzuar, pasi secili mund ta ketë të ligjshme pasurinë. Për shkak të volumit, po publikojmë deklarimet më pikante ndër vite të disa emrave, pasi nëse shkohet më thellë, numri është jashtëzakonisht i madh i emrave më pasuri të lartë. Nëse i marrim me radhë, në krye të shtetit kemi politikanë me pasuri tepër të lartë. Nëse futemi te presidenti, bie në sy se Meta dhe bashkëshortja kanë deklaruar shumë pasuri të patundshme. Në vitin 2003, Meta ka deklaruar një banesë të përfituar nga privatizimi si dhe një banesë me verandë+lulishte në Golem, 327 m2. Por ajo që i ka dhënë më shumë të ardhura janë 13 apartamente të përfituara nga Monika Kryemadhi. Ajo ka marrë 13 apartamente në kuadër të një marrëveshje me një firmë ndërtimi.
Pasuria e Berishës
Sa i takon Berishës, sipas deklarimeve të bëra në ILDKP që prej vitit 2003, ka një rritje të ndjeshme të të ardhurave të familjes Berisha. Në ILDKP kanë deklaruar pasuritë Sali Berisha, bashkëshortja e tij, vajza dhe djali. Këta të fundit kanë nisur të deklarojnë pasuri që prej vitit 2008. Ata kanë deklaruar llogari bankare brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu ata kanë blerë ndër vite makina dhe banesa të shtrenjta. Vajza e tij ka deklaruar dhe vilën e famshme në Gjirin e Lalëzit.
Pasuria e Ramës
Kryeministri ka deklaruar një banesë dhe një studio arti të trashëguar nga i ati si dhe banesën e ndërtuar në Surrel. Është bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar troje e banesa. Ndërkohë Rama në deklarimin e fundit për vitin 2020 ka deklaruar të ardhura 1 806 335 lekë nga veprimtaria artistike, shitja e punimeve artistike.
Pasuria e Bashës
Ajo që bie në sy është se lideri i PD, ka pasur një pasuri të lartë kur ka hyrë në politikë. Ai ka deklaruar disa banesa, unaza diamanti dhe troje. Këto pasuri kanë ndryshuar rrugës ku disa janë shitur, por edhe Basha është mes politikanëve me pasuri të lartë.
Ja disa prej deklarimeve më pikante të politikanëve shqiptarë
Ilir Meta- President
Apartament 2+1 përfituar nga privatizimi, zotëron 25%
Banesë +verandë+lulishte në Golem, 327 m2, me vlerë 60 mijë dollarë dhe zotërim 50%. Marrë me hua bankare.
Apartament ¼
Shitur banesa në Golem, 300 mijë euro
Monika Kryemadhi blerje 500 m2 tokë+200m2 truall, 5 milionë lekë
Apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada 400 000 euro
Apartament banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Kryemadhi, pronare me 100 % e 13 apartamenteve të banimit me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me Agi-Kons shpk, për caktimin në natyrë të pjesës takuese. Janë shitur në vitet në vijim
Kryemadhi llogari në Credins 140 mijë paund pagesë për shkollimin e fëmijëve ose 160 mijë euro.
Edi Rama- Kryeministër
Pronar me 100% i apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2 , fituar me privatizim, sipas rivlerësimit të 2012 vlera 5 422 100 lekë.
Pronar me 100% të studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 Lekë.
Të ardhura 1 806 335 lekë nga veprimtaria artistike, shitja e punimeve artistike.
Bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita RAMA, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie.
Bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100% e apartament sip. 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiranë, blerë me pjesë në 2015 dhe 2009.
Bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare e tokë arë me sip. 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, blerë në vitet 2005 dhe 2009, me titull pronësie për tokë arë.
Lulzim Basha- Kryetar i PD
Shtëpi në Utrecht, Holandë, 510.000 gulden
Apartament në Tiranë, 205 mijë USD
Apartament në Durrës, 33 mijë euro
Apartament në Tiranë. 17.500 lekë, blerë në 1993
Apartament në Tiranë, 62 mijë USD
Troje në Tepelenë me sip. 22.100 m2
Automjet Mercedes-Benz ML, 72 mijë euro
Pikturë, 6.500 euro
Orë dore, 5.200 euro
Orë dore, 4.500 euro
Unazë diamanti, 11.500 euro
Servis porcelani, 6.800 euro
Aksione në NASDAQ, 18 mijë USD
Depozitë bankare, 52 mijë USD
Depozitë bankare, 81 mijë euro
Bashkëshortja shitje apartamenti në Golem, 45 mijë euro
Pagur një pjesë për blere apartamenti në Qerret, 40 mijë euro
Shlyerje e këstit për apartamentin në Tiranë, 35 mijë euro
Shlyer kredia e shtëpisë në Holandë, 199.726 euro
Shlyer rentë për hipotekimin e shtëpisë në Holandë, 10.407 euro
Bashkëshortja shitur makina, 45 mijë euro
Sali Berisha- Ish Kryeministër
Apartament banimi 69 m2, përfituar nga privatizimi, zotëron 33% (Sali Berisha)
Shitur makina Mitsubishi, 8200 euro (Argita Malltezi)
Shitur makina Mercedes A Class, 5.000 euro (Argita Malltezi)
Ka 2 apartamente me qera+ blerja Apartament 195 m2, Rr. M. Matohiti 200 mijë euro (Argita Malltezi)
Makinë Audi, 10 mijë euro (Shkëlzen Berisha)
Marrë me qera Vila B9, kompleksi ‘Garden Vila’, fshati Lundër, (Shkëlzen Berisha)
Blerje automjeti me vlerë 85 000 euro (Shkëlzen Berisha)
Blerje apartamenti me sip. 50 m2 në Gjirin e Lalzit, me vlerë 25 220 euro (Argita Malltezi)
Pagesë e pjesshme për shtesë dhe rikonstruksion vile në Gjirin e Lalzit 45 000 euro (Argita Malltezi)
Blerje apartamenti me sip. 198 m2 dhe parkingu në ETC, për vlerën 346 500 euro (Shkëlzen Berisha)
Blerje apartamenti 128 m2, 179.000 euro (Argita Malltezi)
Blerje bodrumi, 26.370 euro (Argita Malltezi)
Arben Ahmetaj- zv/kryeministër
Pronar në masën 100% të pasurisë së paluajtshme, apartament banimi me sipërfaqe 120 m2 si pjesë e një shtesë pallati të ndërtuar në periudhën 1999-2000, me vlerë 3 500 000 Lekë.
Pronar 100% të pasurisë së paluajtshme, shtëpi në Durrës me sipërfaqe 74 m2 të blerë në vitin 2005 me vlerë 49 000 Dollarë.
Pronar 100% të pasurisë së paluajtshme, tokë arë me sipërfaqe 3 000 m2 me vlerë 3 000 000 Lekë.
Bashkëshortja, Znj. Albina Mançka, pronare në masën 100% të pasurisë së paluajtshme, apartament banimi me sipërfaqe 200 m2 të blerë në dhjetor 2001 në shumën 75 000 Dollarë.
Bashkëshortja, Znj. Albina Mançka, pronare 100% të pasurisë së paluajtshme me vlerë totale rreth 105 000 Euro, e përbërë nga apartament banimi me sipërfaqe 200 m2 plus 60 m2, nga zyrë me sipërfaqe 200 m2 plus 100 m2 dhe nga 3 parkime të përfituar nga pjesmarrja në investim në masën 15% sipas kontratës së sipërmarrjes datë 01.09.2004. Burimi i të ardhurave për pjesmarrje në investim është nga një kredi bankare në shumën 100 000 Euro.
Bashkëshortja, Znj. Albina Mançka, pronare në masën 20% të një investimi në godinë banimi në një projekt në Selitë (projekt në vazhdim) me vlerë 310 000 Euro.
Lindita Nikolla- Kryetare Kuvendi
-Bashkëshorti, Z.Ligor Nikolla, pronar 100% të pasurisë së paluajtshme në Tiranë, shtëpi banimi me sipërfaqe 80 m2 dhe me vlerë 9 000 000 Lekë, të përfituar si trashëgimi nga babai.
-Bashkëshorti, Z.Ligor Nikolla, pronar 60% të pasurisë së paluajtshme, truall me sipërfaqe 240 m2 të përfituar si trashëgimi nga babai. Z.Nikolla deklaron se nuk ka informacion për vlerën e pasurisë.
-Bashkëshorti, Z.Ligor Nikolla, pronar 100% të pasurisë së paluajtshme, apartament banimi në Durrës me sipërfaqe 63 m2 dhe me vlerë 34 000 Euro. Burimi i të ardhurave është nga kursimet dhe nga fitimet e sipërmarrjes si person fizik për periudhën 1994-1997.
Damian Gjiknuri- Sekretar i PS
Pronar 100% të pasurisë të paluajtshme në Tiranë, apartament banimi (i paregjistruar në ZRPP) me sipërfaqe 151 m2 dhe të një vend parkimi, me vlerë totale 7 000 000 Lekë.
Pronar 100% të pasurisë së paluajtshme, apartament banimi (i paregjistruar në ZRPP) me sipërfaqe 65 m2 të blerë në vitin 2005 në vlerën 28 000 Euro
Pronar në masën 1/3 të pasurisë së paluajtshme në Tiranë, apartament me sipërfaqe 87 m2 të ndërtuar nga shteti në vitin 1986 dhe të përfituar në vitin 1993 me ligjin e privatizimit të banesave shtetërore.
Pronar 100% të pasurisë së paluajtshme, njësi shërbimi (dyqan) me sipërfaqe 50 m2 të blerë në Janar 2010 me vlerë 125 000 Euro.
Delina Ibrahimi- Ministre e Financave
Depozitë, 18.904 euro
Blerja makine 12.651 euro
Bashkëshorti, blerje motor 2.500 euro
Bahskëshorti blerë truall 1.850.000 lekë
Bashkëshorti garazh, 12.000 euro
Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë (2020)
Shtuar llogaria e pagës, 538.637 lekë
Pakësim llogarie, 1.800 lekë
Shtesë depozite, 1.779 lekë
Pakësuar llogaria rrjedhëse, 42 dollarë
Paga si ministre, 1.570.352 lekë
Të ardhura nga qeraja, 3.600 euro
Kredi me vlerë 5 mln lekë marrë në 2011 për blerje apartamenti, pa shlyer 4.041.019 lekë
Bashkëshorti
Pakësim nga llogaria e pagës, 461.111 lekë
Shtesë gjendje CASH, 500 mijë lekë
Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes (2020)
Pakësim llogaria bankare, 114.134 lekë
Llogari rrjedhëse shtuar me 453 euro
Llogari për fëmijët minorenë, 25 dhe 22 USD
Paga si deputet, 1.296.000 lekë
Të ardhur nga komisionet dhe dietat, 1.166.252 lekë
Interesa në depozita, 16.208 lekë
Paga e bashkëshortes në Senior Associate në EY Albania, 2.352.348 lekë
Rimbursim shpenzimesh nga Energy Community Secretariat, 800 euro
Kredi marrë në 2010, 17.524 euro
Bashkëshortja
Pakësim depozite 1.530.000, depozita është mbyllur dhe lekët kanë kaluar në llogarinë rrjedhëse e cila u shtua me 1.327.236 lekë
Llogari pakësuar me 329 lekë
Mbyllur depozita e përbashkët me vajzën, 9034 USD
Të ardhura nga paga 2.352.348 lekë
Interes bankare, 10.461 lekë
Grida Duma- Deputete e PD
-Pronare me 100 % i një makine ‘Chevrolet Captiva’ blerë me leasing dhe vlera e makinës lënë në koncesionar, shlyer me të ardhura nga pagat, vlera 33 000 euro.
-Pronare me 100 % e një makine BMË, blerë me të ardhura nga shitja e ap. me sip 53 m2, vlera 15 000 euro.
Luan Baçi- Deputet i PD
Pronar me 100 % i njësie me sip. 20 m2 në Fier regjistruar më 27.06.2014, vlera 1 833 975 lekë.
Pronar me 100 % i njësie me sip. 41.8 m2 m2 në Fier, regjistruar më 09.12.2003, vlera 3 517 093.
Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, pronare me 100 % i njësie me sip. 16.8 m2 në Fier, regjistruar më 27.06.2014, vlera 1 474 200 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, pronare me 100 % i njësie me sip. 19.10 m2 në Fier, regjistruar më 27.06.2014, vlera 1 676 025 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, pronare me 100 % i njësie me sip. 38.4 m2 në Fier, regjistruar më 14.07.2006.
Pronar me 100 % i njësie me sip. 50 m2 në Fier, regjistruar më 19.03.201, vlera 2 925 000.
Pronar me 100 % i njësie me sip. 55.32 m2 në Fier, regjistruar më 09.08.2010, vlera 3 103 120 lekë….
Tritan Shehu- Deputet i PD
Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 195 m2 blerë me të ardhurat e kredisë si deputet 1997-2001 e cila është shlyer totalisht; 2 500 000 lekë nga shitja e pronave të familjes të deklaruara në vitin 2001, vlera 25 000 dollarë plus 2 500 000 lekë.
Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 135 m2 blerë me të ardhurat familjare, deklaruar në vitin 2008, vlera 63 000 euro.
Pronar me 100 % i një shtëpie banimi me sip. 138 m2 përfituar si pjesë takuese nga ndërtimi mbi tokën e familjes së nënës.
Pronar me 100 % i ambienteve të banimit me sip. 260 m2 plus 30 m2 dyqan, përfituar si pjesë takuese nga ndërtimi mbi tokën e familjes së nënës (familjes Bogdo), deklaruar në vitin 2008 dhe vitin 2013. Objekti është në ndërtim e sipër, i papërfunduar.
Pronar me 100 % i një ambienti banimi me sip. 440 m2 e transformuar në Gust House në Tiranë, e blerë me kredi, me të ardhura nga shitja e pronës së familjes, me të ardhura vjetore të përfituara nga pjesëtarët e familjes, deklaruar në vitin 2011 dhe 2012, vlera 220 000 euro.
Pronar me 33.33 % i një shtëpie dykatëshe të pabanueshme në Gjirokastër, përfituar nga kthimi i pronave të familjes së babait, deklaruar në vitin 2013.
7) Pronar me 33.33 % i një shtëpie të pabanueshme në Himarë, përfituar nga kthimi i pronave të familjes së bashkëshortes (familjes Çaçi), deklaruar në vitin 2013.
Enkelejd Alibeaj- Nënkryetar i PD
Depozitë 2 vjeçare për obligacione në Dollarë të krijuar në vitin 2017, shuma 10 000 Dollarë.
Investim në “Fond Prestigj”, të çelur në muajin Korrik 2013, me vlerë fillestare 500 000 Lekë i cili rinovohet automatikisht.
Bashkëshortja, Znj. Ariana Alibeaj, gjendje 7 123 957.27 Lekë në “Fondin Prestigj”.
Agron Shehaj- Deputet i PD
Zotëron 100 % të aksioneve të shoqërisë “Sestante Holding” Srl, shoqëri e të drejtës italiane, krijuar më 15.06.2017, me kapital 10 000 euro.
Zotëron 100 % të aksioneve të shoqërisë “Sestante Holding” ltd, shoqëri e të drejtës britanike, krijuar më 03.02.2014 me kapital 1 paund britanik.
Zotëron 100 % të aksioneve të shoqërisë “Ghibli” lid
Të drejta të arkëtueshme në shoqërinë “Sestante Holding” Srl, 17 641 573 euro.
Të drejta të arkëtueshme në shoqërinë “Lokal Ëeb” Srl, për investimet e kryera nga deklaruesi në këtë shoqëri, 300 000 euro.
Të drejta të arkëtueshme në shoqërinë “Prime Capital” sh.p.k për investimet e kryera nga deklaruesi në këtë shoqëri, 378 600 euro dhe 200 000 lekë.
Anila Denaj- Deputete e PS
Pronare me 100 % e një ap. banimi, blerë me kursime nga rroga, vlera 46 000 dollarë.
Pronare me 100 % e një vend-parkimi për makinën, blerë me kursime nga rroga, vlera 1 000 000 lekë.
Pronare me 100 % e një toke arë me sip. 859.77 m2, marrë me kursime, vlera dhe transaksionet e kryera për këtë pronë në vite për sistemim dhe infrastrukturë sipas dokumentacionit të dorëzuar, përbëhet nga disa shpenzime si: 240 000 lekë plus 17 200 lekë plus 37 870 lekë plus 83 000 euro.
Pronare e një godine në proces ndërtimi, blerë me kursime dhe kredi, vlera 80 000 euro.
Bashkëshorti, pronar me 100 % i një biznesi privat, ‘Artist Longue caffee’, me kapital (aktive fikse dhe mjete xhiroje të biznesit privat), 13 000 000 lekë.
Bashkëshorti, pronar i një biznesi privat ‘Artizan’, me kapital (aktive fikse dhe mjete xhiroje të biznesit privat), 1 400 000 lekë.
Aurora Mara- Deputete e PS
Pronare 33% e një banese 2+1 (me certifikatë pronësie) sipërfaqe 80 m2, si ish shtëpi shteti të privatizuar në vitin 2005 në vlerën 200 000 Lekë.
Pronare 100% e një banese 2+1 me sipërfaqe 95.5 m2 me vlerë 42 000 Euro, të përfituar nëpërmjet dhurimit nga nëna.
Banesë 2+1 me sipërfaqe 82 m2 në Romë, Itali të prenotuara me kontratë porosie në vitin 2007 midis deklarueses dhe shoqërisë ndërtuese në vlerë totale 160 000 Euro.
Diskutime rreth kësaj post