Në një kohë kur të gjithë kanë qenë në pritje të asaj që do të ndodhte mbrëmjen e sotme në Big Brother, Bora Zemani “zhgënjen”. Nuk hyri në shtëpinë e famshme për të folur për lidhjen e saj me Donaldin apo edhe për ta takuar atë, por për t’i dhënë forcë mikeshës së saj.
Semi Jaupaj ka rrëfyer në Big Brother për luftën me ankthin, por ka pasur edhe ditë të ngarkuara pas konfliktit me Ilirin.
Sot, Bora tregoi në Big Brother se është e prekur për abuzimin dhe keqinterpretimet që media të ndryshme kanë bërë kundrejt marrëdhënies së Semit dhe Donaldit.
Ajo tha se ata të dy kanë pasur gjithnjë atë marrëdhënie mes njëri-tjetrit dhe se është e qetë dhe e sigurt për gjithçka ka ndjekur gjatë këtyre ditëve brenda ‘’Big Brother Vip’’.
”Jam shumë e qetë për sjelljen e tyre, ata ashtu janë dhe jashtë. Më vjen mirë që Donaldi e ka mbështetur, pasi Semi ka vërtet nevojë”,- tha Bora duke shtuar se kishte ardhur për ta takuar dhe për t’i dhënë forcë. “Në këto ditë që unë e kam parë realisht keq Semin, tani duhet ta takoj dhe t’i jap forcë…”
Ndërkohë, Donaldi gjatë transmetimit të ‘Big Brother VIP’, foli edhe njëherë për raportin e tij me Borën dhe historinë e dashurisë.
“Kam vendosur të jem vetëm këtu dhe të dal vetëm që këtej. Është histori e ndërlikuar. E vlerësoj, është vajzë fantastike, por jam i turbullt dhe më duhet [jo] kohë, por duhet të jem i qetë. Duhet të jem i qetë t’i mendoj gjërat dhe këtu nuk e kam atë qetësi”.
Pas këtij momenti, Monika theksoi se fjalia “do hyj vetëm, do dal vetëm” i jep edhe një farë sigurie [Borës], por Donaldi nuk duhet edhe aq i sigurt: “E the bukur, por nuk është e vërtetë”.
Ai thekson se “situata është e ndërlikuar” dhe “nuk zgjidhet dot këtu”, edhe pse “historia ishte e bukur”.
“Është historia më e bukur që kam kaluar në jetë, vajza që kam dashur me gjithë shpirt, por kur mbarojnë gjërat, mbarojnë”.
Në një moment ai thotë se “ndoshta kanë humbur kohë kot me njëri-tjetrin”.
Diskutime rreth kësaj post