Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hedhur akuza të forta kundrejt perëndimit, në lidhje me mbështetjen e komunitetit LGBT.
Ai ka sulmuar ashpër vendet perëndimore, duke thënë se janë shumë pranë kryerjes së krimeve kundër njerëzimit, duke u mësuar fëmijëve që nuk ka asnjë problem po të ndryshosh gjini.
“Njerëzit që guxojnë të thonë se burrat dhe gratë ekzistojnë ende si fakt biologjik, thuajse përjashtohen.
Pa përmendur se është thjesht monstruoze që fëmijëve sot u mësohet që në moshë të re, që një djalë mund të bëhet lehtësisht vajzë dhe anasjelltas.
Kjo thjesht anon drejt krimeve kundër njerëzimit, nën flamurin e progresit”, tha Putin në një takim të zhvilluar në Soçi të enjten në mbrëmje, raportoi “Moscoë Times”.
Putin tha se Rusia shërben në këtë moment si një kundërpeshë e kulturës së fshirjes që po ndodh në Perëndim, ku lufta për barazi dhe kundër diskriminimit po kthehet në absurditet.
“Këtu në Rusi njerëzit as që duan t’ia dinë se çfarë ngjyre ka lëkura e një personi”, tha Putin.
Diskutime rreth kësaj post