Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka njoftuar rritje të pagave për policinë e shtetit, konkretisht për kategorinë e punonjëve që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit.
“Dy lajme shumë të rëndësishme për policinë, i pari ka të bëjë me rritjen e pagave për ata punonjës që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit, që do ta çojë deri në 150% pagat për punonjësit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit dhe lajmi i dytë shumë i rëndësishëm është rritja e konsiderueshme në policinë e shtetit në infrastrukturën dixhitale. Kjo do të rrisë efikasitetin në luftën kundër krimit” tha ai.
Nga ana tjetër, Ministri i drejtësisë Ulsi Manja njoftoi se rritje pagash do të ketë edhe për policinë e e burgjeve dhe barazimin e gradave me punonjësit e policisë së shtetit./albeu.com
“Rritje e pagave për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve që është i barazuar me të policisë së shtetit, sipas gradave” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post