Greqia është lëkundur sërish nga një tjetër tërmet. Tërmeti më magnitudë 4,3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Kretë , në Arkalochori, pesë kilometra në jugperëndim të Arkalochorit.
Fillimisht Instituti Sizmologjik Gjeodinamik regjistroi lëkundje në 4.4 Rihter, ndërsa sekuenca post-sizmike vazhdon me intensitet të pakufizuar në Kretë.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.
Kujtojmë se mëngjesin e së enjtes një tërmet i dyfishtë u regjistrua në Kretë me 3.7 dhe 4.5 Rihter, me një diferencë për tetë minutash.
Diskutime rreth kësaj post