Në 55 vjetorin e tij të lindjes, Ilir Daja e mori dhuratën përpara kohe, drejtuesit e kuq konfirmuan besimin ndaj trajnerit, një lëvizje e shpjete kjo në një kohë kur presion mbi teknikun kryeqytetas sa vjen e shtohet pas një fillim sezoni aspak pozitiv.
Daja është shqetësimi i fundit në shtëpinë e kuqe, përpara derbit, ajo që shqetëson më shumë është forma e dy titullarëve, Ergys Kaçe dhe Tedi Cara. Të lojtarët kanë pësuar tërheqje muskulore, nëse në ditët në vijim nuk ndodh ndonjë mrekulli, Kaçe me shumë mundësi humbet derbin e parë.
Në një situatë të njëjtë është edhe Tedi Cara, të dy nuk ishin të pranishëm në seancën e fundit stërvitore. Mungesa e Carës bëhet edhe më e vështirë pasi Daja pak ditë më parë humbi dhe shërbimet e Kardozos, në këto kushte ka në dispozicion vetëm dy sulmues, brazilianin Zhunjor dhe Filipoviç.
Situata do të monitorohet me kujdes deri në fund për të vendosur më pas 11 lojtarët që do të hidhen në fushë nga minuta e parë në një sfidë që pritet të jetë me intensitet të lartë dhe shumë e luftuar.
Diskutime rreth kësaj post