Ish-protagonistja e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu, edhe pse nuk është më pjesë e programit vazhdon të komentohet për jetën e saj private. Ajo ka treguar se pas marrëdhënies me Andin, që nuk shkoi ashtu siç ajo priste, ka nisur një lidhje të re, ndonëse nuk e ka zbuluar identitetin e të dashurit të saj.
Mirëpo, së fundmi në mediat rozë, përflitet se i dashuri i saj mund të jetë Erik Fullani, djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit. Dhe në fakt, kjo jo pa arsye, pasi ndjekësit kanë vënë re disa detaje që i kanë bërë të dyshojnë.
Jasmina dhe Eriku e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, por deri këtu nuk ka asnjë vend për dyshim, pasi ata mund të jenë edhe miq, ose thjesht të njohur. Por, muaj më parë, Jasmina u shfaq në në një video-live të Erikut, ku dhe dërgoi një puthje publikisht. Ndërkohë, ndjekësit kanë vënë re se jo pak herë, ata veshin të njëjtat rroba, ‘hoodie’ kryesisht.
Si të mos mjaftonte, në foton e fundit të publikuar në Instagram, Jasmina shihet teksa pozon para një makine tip “Audi”, e cila duket e njëjtë me atë të djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Ndaj nuk dimë ç’të mendojmë: Mbase ata janë thjesht miq të mirë, ose mbase Eriku është i dashuri i ri i Jasminës, ndonëse asnjëri prej të dyve nuk ka reaguar lidhur me këtë situatë.
Diskutime rreth kësaj post